• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbuloi se e tradhëtonte dhe i takoi të dashurën sekrete, 31-vjeçari godet të fejuarën shtatzënë 37 herë me thikë

by Java News
29/05/2024 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 31-vjeçar italian goditi me thikë 37 herë të fejuarën e tij shtatzën. Barmeni Alessandro Impagnetiello që zbuloi se e fejuara e tij shtatzënë ishte takuar fshehtësisht me të dashurën sekrete italo-britanike, pranoi sot në një gjykatë në Milano se e kishte goditur dhjetra herë me thikë. Gjithashtu ai e pranoi vrasjen brutale të 29-vjeçares Giulia Tramontano.

Siç raportohet e dashura e dytë, një kamariere italo-britanike, kishte kontaktuar me Giulia kur kishte zbuluar tradhtinë e Impagnetiello. Dy vajzat ishin takuar më 27 maj 2023 për të diskutuar historitë e tyre, teksa britanikja kishte përshkruar në polici. keqtrajtimin psikologjik të baristit, ndërsa në pamje të kamerave të sigurisë shihen momentet e takimit miqësor të dy vajzave të tradhtuara.

Por disa orë më vonë Impagnetiello ishte konfrontuar për çështjen me të dashurën e tij shtatzënë, para se ta sulmonte fatalisht me thikë. Kamerierja britanike, e cila nuk është emëruar publikisht, kishte kontaktuar me Giulia kur mësoi për historinë e dyfishtë të Impagnatiello dhe të dyja kishin diskutuar për sjelljen abuzive të burrit. Giulia raportohet se u vra disa orë pas takimit me të dashurën e fshehtë të Impagnetiello.

“Unë e vrava Giulia Tramontano por nuk e di përse, isha një person tjetër. Ky gjyq po më ndihmon të mbledh mendimet e mia te shpërndara. Tani që kuptoj mund të them se krijova një rrjet me gënjeshtra në të cilin fundosa”, tha vrasësi sot në gjykatën në Milano.

31-vjeçari kishte tentuar të fshihte trupin e viktimës por rrjedhimisht i tregoi hetuesve ku gjendej e ndjera. Ndërkohë policia tha se ai kishte tentuar të bënte të dështonte të fejuarën duke e helmuar gradualisht me bar miu si dhe kishte blerë kloroform në një emër të rremë. Barmeni Alessandro Impagnetiello ka pranuar vrasje në kushte të rënda, fshehjen e një trupi dhe tentativë aborti pa konsensus para gjykatës./m.j

Next Post
“Evitoja ta shihja në sy”/ Ori zbulon empatinë që pati për Rozën: Më dukej sikur do më këputej në dorë…!

“Evitoja ta shihja në sy”/ Ori zbulon empatinë që pati për Rozën: Më dukej sikur do më këputej në dorë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In