Pas largimit të moderatores Nevina Shtylla nga ekrani i Klan nuk dihej se cila moderatore do të zinte vendin e saj në prezantimin e emisionin “Jo vetëm modë”.
Burime për Gazeta Express bëjnë të ditur se do të jetë pikërisht bukuroshja Orinda Huta. Moderatorja është parë shpesh këto ditë në Klan ku përvecse do të jetë anëtare e jurisë së të rinjve në “Kënga Magjike” i është besuar edhe ky format televiziv.
Ndërkohë mësohet se Nevina Shtylla do të jetë në Top Channel. Kujtojmë se vite më parë Orinda ka qenë autore e emisionit “Next”, ku Nevina ka qenë prezantuese për disa sezone.