Vendodhja kriminelit më të kërkuar në botë “El Chapo” Guzman, i arratisur nga burgu në Meksikë pak kohë më parë, është zbuluar dhe kjo falë “tradhëtisë” së të birit. Djali 29-vjeçar Jesus Alfredo Guzman Salazar publikoi një foto në Tëitter ku shihet ai me dy burra të tjerë, fytyra e të cilëve është fshehur.
Por njëra prej tyre ngjan me fizionominë e “El Chapos” pasi dallohen mustaqet e tij. Salazar publikoi foton në Tëitter dhe pas disa orësh e fshiu pasi kishte harruar të ç’aktivizonte aplikacionin që tregon vendndodhjen.
Sipas Tëitter “El Chapo” momentalisht ndodhet në Kosta Rika.
Ai u arratis para pak javësh nga një burg i sigurisë së lartë pasi kishte gërmuar një tunel në tualetet e burgut. Kjo ishte arratisja e dytë e bosit të drogës pas asaj të 2001.









