• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohet skandali që mund ta rrëzojë Qeverinë e Suedisë, lidhur me rrjedhjen e të dhënave

by Java News
26/07/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, ka thënë se vendi i tij dhe të gjithë qytetarët janë vënë në rrezik të lartë nga rrjedhja e mundshme të materialeve të ndjeshme dhe të dhënave personale. Lofven shtoi se i vinte keq pse nuk kishte qenë më parë i informuar për këtë skandal që kishte ndodhur më 2015. Agjencia Suedeze e Transportit (STA) nisi bazën e re të dhënave “outsorce” (jashtë vendit), dhe menaxhimin e shërbimeve IT ua besoi kompanive private, si IBM-it në Republikën Çeke dhe NCR-së në Serbi, shkruan Gizmodo.Ajo se çfarë ndodhi më vonë, tek tash ka nisur të ndriçohet.“Procesi i kontraktimit është përshpejtuar, duke anashkaluar ligjet dhe procedurat e brendshme”, ka thënë Jonas Bjelfvenstam, kreu i ri i Agjencisë së Transportit. “Kështu, njerëzit jashtë vendit, të cilët nuk kanë certifikatë sigurie, merreshin me serverët që përmbajnë materiale të vlefshme”.

Edhe pse Republika Çeke dhe Serbia nuk janë armiq të Suedisë, këto vende kishin qëndrime anti-BE-së për çka shërbimet e tyre të sigurisë mund të jenë interesuar për të dhënat e ndjeshme.

Më vonë, në mars 2016, të dhënat e disponueshme publikisht – për automjetet – u janë mundësuar tregtarëve të zgjedhur që regjistrohen në një bazë të dhënash. Por, kjo bazë e të dhënave përmbante edhe informacionin e mijëra njerëzve me identitete të mbrojtura. Shërbimi sekret suedez ka vërejtur gabimin dhe e njoftoi Agjencinë e Transportit. Por, situata u përkeqësua duke dërguar e-maile ku u kërkohej tregtarëve që nga të dhënat e tyre të heqin të dhënat që u janë dërguar gabimisht.IBM Suedia nuk pranoi të komentojë rastin. Nga kjo kompani njoftuan se ata kurrë nuk është diskutojnë publikisht për klientët e tyre.

Shumica e automjeteve në tokë, ajër dhe det në Suedi, është regjistruar në Agjencinë e Transportit dhe informatorët kanë shprehur shqetësimin se informacioni mbi automjetet e përdorura nga forcat e armatosura dhe të policisë mund të përfundojë në duar të gabuara.

“Kjo është katastrofë. Suedia dhe qytetarët suedezë janë në rrezik të madh”, tha Lofven, duke shtuar se Qeveria ka nisur hetim për atë që ka ndodhur, ndërsa premtoi të forcojë ligjet për të dhënat ndjeshme.

Forcat e armatosura kanë thënë se situata mund të mbahet nën kontroll dhe se regjistrimi i të gjitha automjeteve të rëndësishme ushtarake është në duart e Ushtrisë. Policia e Sigurisë, në anën tjetër, deklaroi se situata ishte serioze, porse mund të menaxhohet. E, Agjencia e Transportit pretendon se nuk ka asnjë tregues se materiali i ndjeshëm përfundoi në duar të gabuara, transmeton Telegrafi.

Ky skandal hap tema të shumta në lidhje me mënyrën se si i trajton Qeveria informacionet e tillë. Pastaj, Policia e Sigurisë, në fund të vitit 2015 njoftoi Ministrinë e Drejtësisë për këtë problemin, por kryeministri këtë e kuptoj në fillim të këtij viti. Lofven tha se tij ministrja e Infrastrukturës, Anna Johansson, nuk ia dha këto informata. Ndërkaq, Johansson akuzon ish-sekretarët e shtetit se ata nuk kanë raportuar për skandalin.

“Sikur ta dija më herët”, u shpreh kryeministri Lofven, duke shtuar se nuk ka plan për të shkarkuar ndonjë nga ministrat e tij. “Kam besim tek ta”.

Skandali në Suedi ka shkaktuar debat të nxehtë. Disa nga partitë opozitare kanë thënë se nuk shmanget mocioni kundër Qeverisë, sidomos ndaj tre ministrave. Fjala është për ministren Johansson, ministrin e Jashtëm Anders Ygemanu, dhe ministri e Drejtësisë, Morgan Johansson. (b.an)

Next Post
Beckham ishte mysafir special në stërvitjen e Realit

Beckham ishte mysafir special në stërvitjen e Realit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com