• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zbulohet shuma e investimit për aeroportin e Vlorës, edhe rruga Rrogozhinë-Kashar me pagesë

by A R
23/01/2018 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zbuloi për herë të parë në studion e “Tonight Ilva Tare” ofertën e konsorciumit turk për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Gjiknuri tha se bëhet fjalë për një investim mbi 90 e ca milionë euro, teksa foli edhe për garancitë dhe risqet që do të marrë përsipër qeveria shqiptare.

Gjiknuri: Vlora është një ofertë shumë serioze, është një investim mbi 90 e ca milionë euro. Është një aeroport shumë më modern sesa Rinasi. Një aeroport që do të sigurojë akses dhe për kargon dhe pasagjerët.Çfarë garanci do japë shteti apo risqet janë gjëra…Shteti do marrë ato risqe që do të mendohen të pranueshme, të mitigueshme. Mund të jenë në formën qoftë dhe të një minimumi trafiku të garantuar për një periudhë afatshkurtër apo forma të tjera. Kjo kontratë do të jetë ndër më të mirat.Qeveria të mërkurën do të kalojë projektligjin  e veçantë që do të miratohet në Kuvend dhe brenda një periudhe te shkurtër do të fillojnë negociata intesive edhe me ekspertizë të huaj.Në fund do të kemi një kontratë transparentë dhe me leverdi me vendin.

Duke nënvizuar se aeroporti i Vlorës do të konkurojë atë të Rinasit, Gjiknuri është besimplotë se brenda gjysmës së parë të këtij viti do të finalizohet kontrata.

Gjiknuri: Oferta që ka ardhur për aeroportin e Vlorës është shumë serioze nga një konsorcium i kompanive më të mëdha turke, nga kompanitë më të mëdha në botë. Këto kompani sot po ndërtojnë aeroportin e Stambollit, aeroporti më i madh i botës. Është një ofertë që është terësisht me investim privat, shteti merr vetëm garancitë minimale dhe kjo ofertë po studiohet, do të negociohet.Patjetër që ka nevojë për përmirësim por është një proces që do të vijojë me grupet e punës të ngritur me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Transporteve dhe shumë shpejt do të dalë me konkluzione. Jam i bindur se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti ne do të kemi një kontratë në fuqi dhe fatmirësisht Shqipëria do të bëhet me një aeroport të dytë ndërkombëtar, jo vetëm turistik, një aeroport që do të jetë konkures me Rinasin.

Për sa i përket rrugëve të reja, Gjiknuri tha se këtë vit nis aksi Thumanë-Vorë dhe autostrada Kashar-Rrogozhinë që do të jetë me pagesë.

Ministri Gjiknuri pohoi se ka nisur studimi i fizibilitetit për të ndërtuar  gjithashtu një aeroport turistik në qytetin e Sarandës./oranews/

Next Post
Familjarët e Aldisonit nuk pranohen në ceremoninë mortore të Arielës

Familjarët e Aldisonit nuk pranohen në ceremoninë mortore të Arielës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In