• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zbulohet shtëpia e re në Çagllavicë e presidentit kosovar

by Java News
04/02/2019 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditen e së hënës, Zonja e Parë Lumnije Thaçi është parë teksa kthehej në shtëpinë e saj të re me shofer personal, derisa Policia e Kosovës kujdesej për shtëpinë e presidentit.

Larg zhurmës e vetëm 9 kilometra nga kryeqendra, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij tre-anëtarëshe, raporton KTV. Një shtëpi e ndërtuar në stilin amerikan, në mes të Çagllavicës do të jetë adresa e re e presidentit Thaçi.

Në tetorin e 2018-s gjithçka rreth kësaj shtëpie, nga presidenti Hashim Thaçi u konsiderua desinformatë e shpikje e mediave. Por, ndërtimi i shtëpisë së presidentit, kishte nisur më 2017.

Ani pse ishte zotuar për transparencë në momentin kur vendos se ku do të jetojë, zyra e tij ka refuzuar të flasë për KTV-në rreth kësaj çështjeje. Katër muaj më vonë, presidenti Thaçi është rehatuar në shtëpinë e re, madje ka pritur edhe mysafirë. Ai ka ngritur dolli në dhomën e ngrënies me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeparlamentarin Kadri Veseli, e ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli. Vec tyre, në shtëpi Thaçit i kanë shkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, me të cilin së fundmi vazhdimisht ka pasur përplasje qëndrimesh, por edhe Fatmir Limaj, që dikur Thaçin e akuzonte se po ia montonte proceset gjyqësore.

Në kohën sa ka qenë kryeministër, Hashim Thaçi tash president, kishte zgjedhur të jetonte me qira, derisa braktisi planin për ndërtimin e një shtëpie prej 2 mijë metrash katror në Veternik. Bazuar në deklarimin e pasurisë ai ka paguar kredi për shtëpinë e kaluar, e cila u raportua se iu shit Rrahim Pacollit.

Po sipas deklarimit të pasurisë në AKK, paga vjetore e Presidentit bashkë me mëditje sillet rreth 40 mije euro. Po sipas këtij deklarimi të vitit 2017, presidenti këtë kredi është dashur ta përfundojë në dhjetor të 2018-s. Shtëpinë ku po jeton aktualisht, presidenti Thaçi nuk e deklaroi në Agjencinë Anti- Korrupsion, kurse deklarimet e reja të pasurisë nisin të publikohen në mars të këtij viti. (b.an)

Next Post
Lacio fiton me vështirësi, Strakosha përsëri shkëlqen

Lacio fiton me vështirësi, Strakosha përsëri shkëlqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In