Një ngjarje shokuese ka ndodhur mbrëmë ku ish-portieri i Kukësit, Skënderbeut dhe sëfundmi i Partizanit, Aldo Teqja, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku ai banonte.
Policia e Tiranës njoftoi që në fillim që dyshohej që ai të ishte vetë hedhur, dhe se nuk bëhej fjalë për një rënie të paqëllimtë.
Partizani në deklaratë që postoi në Facebook në lidhje me ngjarjen nuk e mohoi në asnjë moment këtë lajm që qarkullonte.
Ndërsa burime për Top Chanel bëjnë me dije se Teqja në momentin e hedhjes kishte në duar bizhuteri të arta që dyshohet që të jenë të fejuarës së tij.
Konfliktet me të dyshohet të jenë edhe arsyeja që shtyu 24-vjeçarin drejt këtij veprimi.
Teqja ndodhet në Spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. /l.m