• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet shkaku i vrasjes në Durrës, mesazhet ngacmuese në celularin e gruas tërbuan burrin

by Java News
20/07/2019 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhelozia dyshohet të jetë shkak i krimit në familje në Spitallë të Durrësit, ku burri vrau me thikë gruan e tij, dhe pasi u largua me makinë nga banesa u vetëmbyt në det, në plazhin “Rinia”. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se burri, Adriatik Kuka 37-vjeç ka pasur dyshime se gruaja e tij komunikon me telefon me një mashkull, dhe për këtë arsye ka shkuar deri aty sa i ka kontrolluar edhe telefonin. Në celularin e gruas së tij, Hazbije Kuka 36 vjeç e cila u vra dje me thikë ne zemër nga bashkëshorti, ku i fundit ka parë thirrje dhe persona nga një numër i panjohur për të, mbi të cilat ka filluar të dyshojë se gruaja ka një lidhje jashtëmartesore dhe e tradhton. Këtu kanë nisur sherret në familje. Aq të shpeshta saqë gruaja tre ditë para krimit, është detyruar të shkojë në policinë e Durrësit dhe të bëjë një kallëzim, se burri e kërcënon. Por në të njëjtën ditë, edhe burri i është kundërpërgjigjur me një kallëzim, duke thënë se dikush i ngacmonte gruan me mesazhe dhe telefonata në celularin e saj.

Por pavarësisht këtyre kallëzimeve, dhe dijenisë që policia kishte për situatën, nuk ishte marrë asnjë masë. Ditën e djeshme sherri i tyre ka kulmuar,dhe Adriatik Kuka ka marrë thikën duke e qëlluar një herë në zemër gruan, në sy të djalit të tyre të vetëm 8-vjeçar. Pas krimit të rëndë, 37-vjeçari mori makinën dhe u largua, ndërsa këtë mëngjes policia e gjeti të mbytur në det, në sektorin “Rinia” në Durrës. Ai dyshohet të jetë vetëmbytur në orët e mbrëmjes.

Policia kishte ngritur patrulla për të bërë të mundur kapjen e vrasësit të gruas, por 37-vjeçari u gjet nga efektivët i pajetë. Dyshimet janë që ai të jetë vetëvrarë në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike pas aktit të rëndë të vrasjes së bashkëshortes së tij.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit, policia gjeti pranë plazhit automjetin me të cilin autori u largua dje nga banesa pasi vrau gruan, në lagjen 15 të Durrësit.

“Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në një njoftim paraprak të policisë. Dyshohet që burri të jetë vetëmbytur që në orët e mbrëmjes së djeshme. Priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa paraprakisht dyshohet që burri të ketë qenë i dehur dhe ka hyrë në det, ose një pistë tjetër është se mund të ketë pirë ndonjë helm dhe më pas ka hyrë në ujë.

Ishte djali 8-vjeçar i çiftit, i cili pasi pa skenën makabër njoftoi dajën. 36-vjeçarja u dërgua në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Gruaja kishte 2 muaj që kishte filluar punë në një çerdhe publike në lagjen numër 18.(Shqiptarja)/l.m

Next Post
“Heroina e punës kapitaliste”

“Heroina e punës kapitaliste”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com