• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet rrogat e Arsenalit, ja kush është futbollisti më i paguar i “Topçinjve”

by S T
05/09/2024 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pagat e Arsenalit për sezonin 2024-25 janë zbuluar ndërsa lojtari më i paguar është Rahim Sterling, afrimi i ditës së fundit të merkatos. “Topçinjtë” do të jenë të dëshpëruar për të bërë një hap më shumë në Premier Ligë këtë vit, pasi u ndanë nga kampionët e Mançester Sitit me vetëm dy pikë sezonin e kaluar.

Mikel Arteta forcoi skuadrën e tij me një sërë afrimesh të reja në merkaton e verës. David Raja e bëri transferimin e tij në formë huazimi nga Brentfordi të përhershëm, ndërsa Rikardo Kalafiori dhe Mikel Merino iu bashkuan me skuadrën për një total prej 70 milionë paundësh. Portieri Neto u transferua si rezervë e Rajas, me Aron Ramsdejlin që u transferua te Sauthemptoni. Por ishte nënshkrimi i Sterlingut nga Çelsi në orët e fundit të merkatos, operacioni më i bujshëm i ditës së fundit të saj, gjë që befasoi jo pak. Sulmuesi 29-vjeçar, u përjashtua nga stërvitjet e ekipit të parë nga trajneri i ri i Bluve, Enco Mareska, ndërsa iu komunikua se nuk ishte më pjesë e planeve të tij. Por Arteta ndërhyri për t’i ofruar anësorit një rrugë shpëtimi, duke u ribashkuar me lojtarin me të cilin ka punuar te Mançester Siti. Kontrata e Sterlingut me Çelsin e sheh atë të fitojë 325.000 paund në javë.

Dhe ardhja e tij në “Emirates” e bën atë edhe lojtarin më të paguar të klubit. Megjithatë, Arsenali do të paguajë jo më shumë se 50 për qind (162.500 paund) të rrogave të Sterlingut, me Çelsin që mbulon pjesën tjetër. Sterling parakaloi Kai Havercin si fituesi numër 1 i klubit, me gjermanin që paguhet 280.000 paund në javë. Gabriel Zhezus (265.000 paund), Deklan Rajs dhe kapiteni Martin Odegard (të dy 240.000 paund) plotësojnë pesëshen e parë me Tomas Partejn me 200.000 £. Bukajo Saka fiton 195.000 £ në javë, duke lënë pas lojtarë si Uilliam Saliba (190.000 £), Gabriel Martineli (180.000 £) dhe Ben Uajt (150.000 £). Marrëveshja me mbrojtësin e ri Kalafiori, i kushton klubit 120.000 £ në javë, ndërsa rroga e mesfushorit Merino mendohet se është rreth 90.000 £, njësoj sa ajo e Leandro Trosardit dhe Jurrien Timberit.

Çuditërisht, Raja është një nga lojtarët më pak të paguar, me 85.000 £. Portieri spanjoll paguhet më shumë vetëm sesa Jakub Kivior (58.000 £) dhe Neto (50.000 £). Të diplomuarit e Akademisë, Emil Smith Rou dhe Edi Nketiah u larguan nga klubi për shifra të konsiderueshme. Markinjos, Albert Sambi Lokonga, Nunjo Tavaresh, Karl Hain, Fabio Vieira dhe Reis Nelson, të gjithë u larguan në formë huazimi. Ky i fundit iu bashkua Smith Rout te Fulhami së bashku me ish-lojtarët e “topçinjve”, Aleks Iuobi dhe Bernd Leno. Megjithtë, yjet e Arsenalit janë ende shumë larg fituesve më të mëdhenj të Premier Ligës, me Kevin de Bryjnen që kryeson me 400 mijë paund në javë, përpara shokut të skuadrës së Mançester Sitit, Erling Haland me 375.000 £ në javë.

SGJH

Next Post
Shqipëria pjesë e Konferencës së ministrave të Drejtësisë në Vilnius, Manja: Të ndiqen penalisht krimet në Ukrainë!

Shqipëria pjesë e Konferencës së ministrave të Drejtësisë në Vilnius, Manja: Të ndiqen penalisht krimet në Ukrainë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

February 5, 2026
Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

February 5, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

February 5, 2026
Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

February 5, 2026
Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

February 5, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In