• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet pse kërkohej viktima Fabiol Gaxha në ish-bllok , plagosja në Allias

by Java News
06/10/2018 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fabiol Gaxha, 28-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes gjatë përplasjes me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Për t’u shpëtuar kontrolleve të Policisë, ai përdorte kartën e identitetit të të vëllait, Rigers Gaxha, dy vjet më i vogël, me të cilin kishte ngjashmëri. Kjo solli edhe ngatërresën mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, pasi Policia gjeti kartën e identitetit me emrin e Rigers Gaxhës, por më pas çështja u sqarua. Viktima në fakt ishte Fabiol Gaxha, i cili mësohet se ishte truproja i Ervis Martinajt, që po ashtu mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes.

Sipas deklaratave të shpërndara nga Policia e Tiranës, rreth dy muaj më parë Gaxha rezulton të ketë qenë person i shpallur në kërkim, me akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë që prej datës 27 gusht të këtij viti. Policia njoftonte zyrtarisht se 28-vjeçari ishte i dyshuar për plagosjen e Andi Spahiut, i cili po ashtu u arrestua, pasi në banesë iu gjetën disa doza heroinë.

Më 29 gusht të këtij viti, Policia e Tiranës tha se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së 30-vjeçarit Andi Spahiu, në shtëpinë e tij në Allias. Ndërsa tha se kishte arrestuar të dëmtuarin, i cili ndodhej duke marrë mjekim në Spitalin e Traumës, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën disa doza heroinë. Ndonëse vetë i plagosuri nuk ka pranuar të japë shpjegime për oficerët e Policisë Gjyqësore, burimet thanë se ka dyshime që ai është qëlluar nga i shpalluri në kërkim, 28-vjeçari me iniciale F.G., emri i të cilit u bë publik vetëm dje, pasi u vra në zonën e ish-Bllokut. Pra, bëhet fjalë për Fabiol Gaxhën.

Policia tha në atë kohë se plagosja dyshohej se kishte ndodhur për çështje të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ngjarja kishte ndodhur më datë 27 gusht, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në zonën e Alliasit, në Tiranë. Ndërsa Policia ishte lajmëruar vetëm pasi i plagosuri ishte paraqitur në Spitalin e Traumës. I plagosuri Andi Spahiu, sipas Policisë jetonte vetëm në shtëpi, ndërsa të afërmit e tij ishin jashtë vendit. Burimet deklaronin se ai ishte qëlluar 4 herë me armë zjarri, në këmbë dhe në shpinë, ndërsa ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Policia ishte lajmëruar për ngjarjen nga fqinjët e familjes Spahiu, të cilët telefonuan pasi kanë dëgjuar të shtënat. /Panorama/ma.me

Next Post
Foto me minorene, kapen pedofilët shqiptarë në Greqi

Greqi/ Kapet drogë në 4 çanta, arrestohet grupi i shqiptarëve trafikantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In