Lluka Heqimi vlerëson trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biassi por mbi të gjitha ai vlerëson si trajnerin më të mirë në historinë e kësaj kombëtareje italianin tjetër Giusseppe Dossena.
“Edhe pse ai ishte filozofi i ekipit kombëtar, Dossena u largua në mënyrë të turpshme pas një prapaskene të organizuar nga disa futbollistë të kombëtares së asaj kohe dhe disa gazetarë sportivë” tha profesor Heqimi, i ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
Sipas Heqimit që kombëtarja e futbollit arriti të kualifikohet për në finalet e Europianit është meritë edhe e shumë e futbollistëve të tjerë të kësaj kombëtareje që ndër dekada i dhanë asaj për të arritur deri këtu.