• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet paisja për të cilën Prokuroria po heton Policinë

by A R
14/05/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“IMCI Catcher” është pajisja që po përdoret për trajnimin e oficerëve të Policisë së Shtetit, por që Prokuroria dyshon se mund të përdoret për përgjime të paligjshme.

Prej ditësh, në media po flitet se shërbimet inteligjente kanë ngritur alarmin se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë është një pajisje përgjuese, për të cilën nuk ka asnjë autorizim ligjor dhe nuk dihet se si ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këto informacione mediatike u konfirmuan në mesin e javës, kur Prokuroria e Tiranës ka regjistruar informacionin e shërbimeve inteligjente në formën e kallëzimit dhe ka nisur verifikimet e saj.

Të premten, dy oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës u paraqitën në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me një vendim për të sekuestruar pajisjen e dyshimtë. Por të dërguarit e Prokurorisë u kthyen “duarbosh”, pasi, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit u thanë që kjo pajisje nuk gjendet në administrimin e tyre. Sipas zyrtarëve blu, pajisja që po kërkon Prokuroria shërben vetëm për qëllime trajnimi dhe administrohet nga misioni “Interforze” i Qeverisë Italiane, e cila asiston autoritetet shqiptare.

Në vijim të kësaj përgjigjeje, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar zyrtarisht “Interforze”-s, për të krijuar një ide më të qartë se për çfarë qëllimi është përdorur pajisja.

Referuar faqes ndërkombëtare të internetit ‘Wikipedia”, për pajisjen “Imci Catcher” jepet një shpjegim i tillë:

“Imci Catcher” është një pajisje që përdoret për përgjimin e trafikut të telefonisë celulare (mobile), si edhe për të ndjekur vendndodhjen e personave që përdorin telefonë celularë. Teknikisht, kjo pajisje shërben për të realizuar krijimin e një antene të rremë ndërmjet telefonit celular dhe antenës reale. “IMCI” përdoret në vende të ndryshme nga agjencitë ligjzbatuese dhe shërbimet e inteligjencës. Megjithatë, përdorimi i tyre ka ngritur shqetësime të mëdha sa i përket sigurimit të lirive civile dhe personale. Përdorimi i kësaj pajisjeje është rregulluar me ligje strikte në vendet ku ajo përdoret”/BoldNews/a.m.

Next Post

Dhunonte nënën 74-vjeçare, arrestohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In