• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet oferta “faraonike” e PSG, nëna e Ronaldos: Më pëlqen Manchesteri…

by A R
30/05/2018 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk janë thashetheme, pasi ishte vet portugezi që ndezi “shkëndijat” e merkatos së verës, pikërisht mbrëmjen kur ngriti trofeun e Champions League, të pestin personal dhe të 13-in për “Los Blancos”.

E vetmja dilemë për t’u zgjidhur është: Do të shkojë në Paris, apo do të rikthehet te Manchester United?

Fakt është që fytyra e tij mungon në fotot dhe videot e prezantimit të fanellës së re të sezonit të ardhshëm të Realit.

Prapa këtij fakti, gjithsesi fshihet edhe një argument bindës. Është më se normale që në këto foto standarde të bëra nga Adidas të mungojë superylli portugez i madrilenëve, pasi ky i fundit ka si sponsor kompaninë Nike, ndërsa Adidasi bën promocion me lojtarët që i sponsorizon vet ai.

Megjithatë, ajo që shton dyshimet është se, edhe në foton e dyqanit zyrtar të klubit, Ronaldo është i vetmi që mungon me fanellën e re. Këtu, vështirë të fshihet pas çështjes së “sponsorizimit”.

Ndërkohë, shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një tentativë të çmendur nga Paris SG. Sipas “AS”-it spanjoll, portugezit i është ofruar një pagë prej 45 milionë eurosh neto në sezon. Një ofertë që, pavarësisht dëshirës së pafundme të presidentit al-Khelaifi, ka dy pengesa serioze. Nga njëri krah, problem është klauzola për prishjen e kontratës me madrilenët, prej plot një miliard eurosh, teksa Parisi do të ishte i gatshëm të paguante vetëm 150 mln euro. Nga ana tjetër është edhe problemi i “fair play”-t financiar të UEFA-s, organit qeverisës të futbollit europian, që po heton mundësinë e një “dopingu” sponsorizimesh te klubi parizien shkruan tch.

Një sanksion i mundshëm do të bllokonte merkaton e francezëve, por Cavani, Guedes dhe Di Maria janë tre emra që do të nxirreshin menjëherë në shitje për të arkëtuar disa të holla, gjithsesi të pamjaftueshme për të përballuar firmën e Cristiano Ronaldos.

Pengesa e fundit është disi familjare. Nëna e portugezit, Dolores Aveiro, e intervistuar nga “SFR Sport 1” ka thënë se, nuk do t’i vinte aspak keq nëse i biri do të firmoste me Parisin, edhe pse do të preferonte që të rikthehej të luante në Manchester./a.m.

Next Post
I dënuar përjetë, pjesëtari i bandës së Durrësit 4 orë i lirë, ja arsyeja

I dënuar përjetë, pjesëtari i bandës së Durrësit 4 orë i lirë, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

March 16, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Sherr në Yzberisht, pesë persona dhunojnë dy vëllezër

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In