Një vrimë e madhe e zezë është zbuluar në diell, e cila krijon erëra diellore të cilat mund të dërgojnë stuhi gjeomagnetike në Tokë.
Pamjet e kësaj vrime të zezë u kapën nga NASA gjatë këtij muaji, të cilat shfaqin një vrimë të madhe koronale poshtë në mes të diellit.
Vrimat në atmosferën e diellit janë veçori të rregullta, por NASA ka detektuar për herë të parë një vrimë shumë të madhe në hemisferën veriore të yllit tonë, transmeton Gazeta Express.
Vrima u zbulua duke përdorur një teleskop i cili vrojton në mënyrë konstante diellin, për të monitoruar aktivitetin e tij.