Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Bjeshkët e Prevallës në Kosovë. Mësohet se rreth 25 krerë dele kanë ngordhur si pasojë e një rrufeje të rënë.
Hetuesit dhe një veteriner kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat. Mirëpo nuk është arritur të përfundohet këqyrja e vendit të ngjarjes për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë malor.










