Ushtria amerikane bëri një marrëveshje të fshehtë me talebanët, të cilët i ndihmuan grupet amerikane të shkonin në aeroportin e Kabulit për t’u larguar nga Afganistani.
Lajmi është transmetuar në CNN, bazuar në deklaratat e dy zyrtarëve të mbrojtjes. Një nga zyrtarët gjithashtu zbuloi se forcat speciale të operacioneve amerikane ngritën një “portë sekrete” në aeroport, për të larguar amerikanët nga Kabuli.
Zyrtarët thanë se amerikanët ishin njoftuar të mblidheshin në “pikat e grumbullimit” të paracaktuar pranë aeroportit ku talebanët do të mblidhnin amerikanët, do të kontrollonin kredencialet e tyre dhe do t’i çonin në një distancë të shkurtër në një portë të drejtuar nga forcat amerikane.
Ky fakt është mbajtur i fshehtë për sepse SHBA ishte e shqetësuar për reagimin e talebanëve ndaj çdo publiciteti, si dhe kërcënimin e sulmeve nga ISIS-K, nëse ata do ta kishin kuptuar se amerikanët po shoqëroheshin në grupe, thanë zyrtarët.
Gjatë evakuimit, zyrtarët e administratës Biden theksuan se talebanët po bashkëpunonin dhe zyrtarë të lartë deklaruan se ata ishin zotuar për sigurinë e amerikanëve.
Misionet e përcjelljes talebane ndodhën “disa herë në ditë”, sipas njërit prej zyrtarëve. Një nga pikat kryesore të grumbullimit ishte një ndërtesë e Ministrisë së Brendshme, jashtë portave të aeroportit, ku forcat amerikane aty pranë ishin në gjendje të vëzhgonin afrimin e amerikanëve.
Amerikanët u njoftuan nga mesazhe të ndryshme se ku të mblidheshin. Që nga e hëna kur SHBA përfundoi tërheqjen e saj, më shumë se 122,000 njerëz në total ishin transportuar me aeroplan nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai dhe më shumë se 6,000 civilë amerikanë u evakuuan.
/m.j