• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet lidhja e Abazoviçit me serbët, vëllai: PO! Jam ortak biznesi me partneren e kryeministres së Serbisë

by Java News
15/07/2022 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh tashmë, ne mediat kryesore të rajonit kanë qarkulluar zëra për një marrëdhënie të mundshme biznesi mes vëllait të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe partneres së kryeministres serbe Ana Brnabić.

Tashmë, mediat në Serbi kanë mundur të marrin edhe dëshminë e vëllait të Abazoviç, i cili shpjegon sesi qëndron e vërteta, sipas tij.

Mesa duket nga intervista, mjeku është “mërzitur” që mediat janë fokusuar te fakti që vëllai i tij është kryeministr i një shteti fqinj, ndërsa shefja e radiologjisë është partnerja e kryeministres së vendit. Ai thotë se spitali në fjalë, por edhe shumë projekte të tjera, vijnë si rrjedhojë e punës së tij prej vitesh.

“Në maj të këtij viti, një grup mjekësh që bënë emër në mjekësi hapën Spitalin e Përgjithshëm “Biocell spital” në Beogradin e Ri. Institucione të reja, veçanërisht në ndërtesën BIGZ, nuk janë planifikuar”, thotë Xhihan Abazoviç, vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kjo është përgjigja e tij ndaj spekulimeve që janë bërë së fundmi se vëllai i tij ka mundësuar hapjen e një spitali të ri në godinën në fjalë , së bashku me partneren e kryeministres së Serbisë, Milica Gjurgjiç.

– Kur të marr vesh se kush është, mund t’i kërkoj pronarit të ndërtesës BIGZ që të vendosë një billbord përballë me emrin e spitalit tonë dhe ku ndodhet, që pacientët të mos devijojnë – tha Abazoviç, mjek specialist, për “Danas”.

Ai po ashtu thekson se spitali sapo është hapur, do të zgjerohet ndërsa konfirmon po ashtu se pjesë e ekipit është edhe Dr. Gjurgiç si shefe e radiologjisë.

Siç raporton, Kurir, ai është shprehur se është prekur nga raportimet e mediave të cilat i akuzon për “sensacionalizëm” duke shtuar se janë “kapur me faktin” që vëllai i tij është kryeministër i një shteti fqinj, kurse shefja e radiologjisë është partnerja e kryeministres në Serbi”.

– “Fakti që vëllai im është kryeministër mori shumë më tepër vëmendje mediatike sesa CV-ja ime. Dhe hamendësoj se ne “bishtajat” bëjmë diçka, kemi jetën tonë” – tha ai.

Abazoviç thekson se spitali është rezultat i punës afatgjatë të gjashtë apo shtatë personave të cilët përveç punës së tyre të rregullt janë marrë edhe me inovacion, para së gjithash në aplikimin e mjekësisë rigjeneruese dhe terapive qelizore dhe gjenetike.

Ai thotë se ai vetë ka themeluar një spital në Zemun në vitin 2015, por që tani është mbyllur për shkak të këtij projekti të ri, që ai e cilëson më serioz. Po ashtu, Xhihan thekson se edhe pse sistemi shëndetësor shtetërore është ende në funksion të zgjidhjes sociale, “bashkëpunimi me sektorin privat është i pashmangshëm.”

Xhihan Abazoviç shton se edhe BE-ja është e mbyllur për inovacione dhe se shumë gjëra nuk janë të standardizuara, prandaj nuk mund të aplikohen. Sipas tij spitali i ri synon t’u mundësojë njerëzve që të mos kenë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për metoda moderne të trajtimit dhe terapi inovative.

 Çfarë thonë të dhënat?

Sipas të dhënave që disponojnë mediat në Serbi, pronar dhe themelues i Spitalit të ri të Përgjithshëm “Biocell Hospital” është kompania Vincula Biotech Group, e themeluar në vitin 2017 si Forever Young. Vitin e kaluar, ajo e ndryshoi emrin e saj në “një më të këndshëm”, sipas Abazović, i cili më pas u bë drejtor i saj.

Pronari më i madh i Vincula është kompania qipriote Ensifolia Limited, ajo zotëron 75 për qind të kapitalit, pastaj 15 për qind është në pronësi të Robne kuće Beograd, d.m.th si pronari përfundimtar Milija Babović, ndërsa pjesa e mbetur është e lidhur me mjekët si persona fizikë me nga pak për qind pjesë secili.

Sipas Abazoviç, i njëjti grup mjekësh, vetëm në një përqindje më të madhe, janë pronarë të Ensifolia, dhe ata vendosën të themelojnë një “kompani nënë” në Qipro, sepse në atë moment u aludua se do të përfshihej një fond i madh investimi. ngritja e një spitali të ri. /m.j

Next Post
“Kiko ka shoqëri me një kec, flenë bashkë”/ Flet i zoti i majmunit që rrahu me shuplaka policët bashkiakë: S’është agresiv

“Kiko ka shoqëri me një kec, flenë bashkë”/ Flet i zoti i majmunit që rrahu me shuplaka policët bashkiakë: S'është agresiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Hetimet e mikrokredive rikthehen te SPAK pas mangësive në dosje

February 27, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In