• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet letra, si Kryegjyshata i kërkonte qeverisë në vite t’i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjëve në botë, detajet

by S T
25/09/2024 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një letër drejtuar Kuvendit, kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme në vitin 2017, kreu i Kryegjyshatës Botërore, i kërkon kryetarit të Kuvendit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama, mbështetje për krijimin e shtetit bektashi. Ky dokument ka ngecur nëpër zyrat e administratave përkatëse dhe fati i tij nuk dihet. Në letër kreu i Kryegjyshatës Botërore ankohet se “bektashinjtë dhe komunitete të ndryshme fetare kudo në botë tashmë e njohin Shqipërinë si vendin ku ndodhet Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore, njohje e cila, krahasuar në terma kanonikë, është e barazvlefshme me njohjen që bota katolike dhe ajo jo katolike i bëjnë Vatikanit.

Baba Mondi arsyeton se Lideri shpirtëror i botës katolike gëzon një status të posaçëm në mbarë botën, vetëm në bazë të një marrëveshjeje lidhur midis Selisë së Shenjtë dhe shtetit italian në shkurt të vitit 1929, e cila u ratifikua nga Senati italian më 07.06.1929.

Bazuar mbi këto krahasime (të cilat përdoren edhe sot nga mbrojtësit e idesë së shtetit bektashi), Baba Mondi që në vitin 2017 e konsideronte mrekulli që bektashinjtë të kishin mundësinë të njiheshin si shtet në botën kanonike, dhe kjo mund të ndodhë në të ardhmen kur ky komunitet të ketë si mundësitë financiare, ashtu edhe ato politike për të arritur të njihet si i tillë në arenën ndërkombëtare.

Në letrën e tij ai shkruan se nëse kjo ide do të realizohej, do të sillte të mira për shtetin shqiptar, sidomos sa i takon promovimit të mëtejshëm të vlerave të rralla të bashkëjetesës fetare. Pranimi i këtij propozimi për njohjen e statusit të barazvlefshëm me atë të misionit diplomatik për Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve do ta vendoste besimin fetar bektashian në pozita të barabarta me atë katolik. Ky propozim – arsyetohet më tej në letër – është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe me të drejtën që shteti shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë për t’i dhënë një status të posaçëm një organizate e cila ka status ndërkombëtar.

Letra mbyllet me falënderimet dhe lutjen që kjo kërkesë të merret në konsideratë.

Letra e plotë: Mbrojtja konsiston në akordimin e statusit të Selisë e Shenjtë te Bektashianëve në një status të barazvlefshëm së paku me Nunciaturën Apostolike në Tiranë

Per te mundësuar jetësimin e besimit bektashian si nje sekt fetar i cili më së shumti i ka sherbyer paqes së gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve sikundër ka zbutur tonet e ashpra të radikalizmit mysliman dhe ka afruar rreth vetes besimtarë në vende të ndryshme të botës, mendojmë se është detyrim i shtetit shqiptar që këtij sekti ti ofrojë një mbrojtje te posaçme fillimisht brenda vendit. Mbrojtja konsiston në akordimin e statusit të Selisë e Shenjtë te Bektashianëve në një status të barazvlefshëm së paku me Nunciaturën Apostolike në Tiranë e cila eshtë përfaqësuese e Vatikanit në RSH-së.

Pranimi i këtij propozimi për njohjen e statusit te barazvlefshëm me atë misionit diplomatik per Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve do ta vendoste besimin fetar bektashian në pozita te barabarta me atë katolik Të dy besimet si ai katolik dhe ai bektashian e njohin statusin e liderit të tyre shpirtëror si dhe statusin e Selisë së Shenjtë. Për rrjedhojë barazimi i tyre në terma të barabartë në imunitete dhe privilegjet që ata gëzojnë paku ne Republiken e Shqipërise do te ishte njé barazim edhe i se drejtés shpirtërore të shqiptarëve të besimit bektashian. Ky propozim eshtë në perputhje te plotë me Kushtetutën e Shqipërisë si dhe me të drejtën që shteti shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë për ti dhënë një status të posaçim një organizate e cila ka status ndërkombëtar. Sa më sipër cituar është e vërtetuar tashmë statusi ndërkombëtar i bektashinjve.

Ne jemi pranuar dhe njohur si sekt fetar në shumë vende te botës perfshi edhe SHBA.

Rastet e njohjes së këtij lloj statusi ne botë për sektet fetare janë të shumtë mjafton të përmendim Urdhrin Sovran të Maltës të cilit shteti shqiptar i ka akorduar një status të posaçëm në RSH-së.

Referuar sa më sipër dhe marrëveshjes së posaçme të lidhur midis palëve dhe ratifikuar në parlament me ligjin 10058/2009, Kryegiyshata Botërore e Bektashinjve mbetet e hapur për fillimin e negociatave për draftimin e një marrëveshje te perbashkët për njohjen e statusit te barasvlershëm me atë të një misioni diplomatik për Selinë e Shenjtë të kesaj kryegjyshate.

Next Post
Muftiu i Beogradit reagon për “shtetin bektashi” të Ramës: Nuk ka për ta njohur njeri! Arsyeja pse e bën

Muftiu i Beogradit reagon për “shtetin bektashi” të Ramës: Nuk ka për ta njohur njeri! Arsyeja pse e bën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In