Presidenti Ilir Meta kërkon informacion për zgjedhjen e anëtarit të katër të Gjykatës së Lartë, nga radhët e jo gjyqtarëve. Gazetarja
Klodiana Lala ka siguruar letrën që Meta i ka dërguar KLGJ-së, ku shpreh kërkesën për t’u njohur me procedurën e zëvendësimit. Lala theksoi se shkresa në fjalë është firmosur nga sekretarja e Presidencës.
Kujtojmë se më 10 mars, KLGJ njoftoi Metën se po kryente procedurat dhe se ato do të përfundonin për pak javë
Me zgjedhjen e anëtarit të katërt në Gjykatën e Lartë, automatikisht Ardian Dvorani duhet të largohej nga detyra e tij. Vendi i katërt në Gjykatën e Lartë ishte i Xhezair Zaganjorit.
/e.rr











