• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zbulohet kontrata e Pfizer që demaskon edhe një herë blof-in e PD-së”

by Carlo Bollino
19/01/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Një nga më shumë se 1.000 portale që prodhojnë një përmbytje lajmesh në Shqipëri çdo ditë, normalisht ”kopjo dhe ngjit ”, publikoi sot kontratën midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane Pfizer e cila ishtë e destinuar të mbetet sekrete. Një sekret tregtar, i kërkuar nga Pfizer për të gjitha vendet që kanë blerë vaksina, diktuar nga strategjia e kompanisë për të mos zbuluar çmimin e shitjes, sepse ky mund të ndryshojë nga Shteti në Shtet.

Fakti që parlamenti vendosi të respektojë këtë klauzolë të fshehtësisë ngriti tymin e zakonshëm të dyshimit dhe akuzave nga opozita, duke imagjinuar se vaksina e vërtetë nuk kishte mbërritur kurrë dhe se Rama kishte injektuar thjesht ujë në vena. Sidoqoftë, scoop-i këtij portali ka çmontuar edhe këtë blof gjigand të opozitës. Tani që kontrata është në dispozicion për të gjithë, rezulton se nuk kishte asgjë për të fshehur, përveç çmimit (12 dollarë për dozë) të rezervuar për Shqipërinë. Rezulton se Rama nuk kishte gënjyer për ekzistencën e kontratës, as për sasitë e vaksinave të rëna dakord me Pfizer (në total 499.590 dozave), as për kohën e dorëzimit as për kërkesën e konfidencialitetit, qe Pfizer e ka shenuar si klauzolë edhe në kontratë.

Siç ka ndodhur në raste të tjera, kur del e vërteta, gënjeshtrat e opozitës bien në sy si piramidat në shkretëtirë. Për vaksinën Pfizer, Partia Demokratike dhe analistët e saj gënjyen pa pushim për dy javë, duke ngulitur dyshime dhe akuza me qëllimin e vetëm të vinin në dyshim transparencën e qeverisë. Problemi është se nuk është aspak e vërtetë, siç thotë shprehja popullore, që ”cudia më e madhe zgjat tre ditë”. Për shkak se kjo rrjedhë e vazhdueshme e gënjeshtrave, shpesh demaskuar nga provat e fakteve, ka korrozuar ngadalë besueshmërinë dhe imazhin e të gjithë opozitës. Inauguruar nga mjeshtri Sali Berisha, dhe më pas kopjuar nga të gjithë vasalët e tij, strategjia e gënjeshtrës dhe shpifjes në tetë vjet opozitë jo vetëm që minoi besueshmërinë e Partisë Demokratike dhe LSI, por gjithashtu prishi peshën e atyre skandaleve të vërteta kundër qeverisë qe herë pas here u shfaqën, por qe shpejt u mbuluan dhe u varrosën përfundimisht në mjegullën e ngritur të gënjeshtrave të tjera.

Dhe kështu nuk është për t’u habitur që në fund të mandatit të dytë dhe tre muaj para zgjedhjeve, të gjitha sondazhet serioze parashikojnë një rikonfirmim të Edi Ramës, i preferuar nga opinioni publik me gjithë gabimet e tij, thjesht sepse duket më serioz dhe më pak gënjeshtar sesa Lulzim Basha që as sondazhet familjare nuk kanë kurajo per ta shpallur fitues.

Shqiptarja.com

Next Post
Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së, pas një fletë-arresti në Interpol nga Serbia

U akuzuan për dhënien e 19 mijë pensioneve, pafajësi për "veteranët" e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In