Policia spanjolle ka konfiskuar 200 kilogramë kokainë të futura në fruta ananasi të sjella nga Amerika Jugore, në porton e Alhesiras.
Sipas policisë, frutat e ananasit ishin mbushur më drogë në 10 kontejnerë. Ato kishin arritur nga një shtet i Amerikës Qendrore, dhe ishin të porositura nga dy kompani spanjolle. Njëra qendër në Madrid dhe tjetra në Barcelonë.
Deri më tani policia ka arrestuar tre persona.
Vitin e kaluar në këtë port policia pati zbuluar dhe konfiskuar 2.5 tonë kokainë të fshehur po ashtu në dërgesa ananasi që vinin nga Kosta Rika.









