• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet foto e pastrueses së ish-zyrtares/ Rozeta Rakipllari dëshmon në polici se si arriti të vidhte kasafortën

by Java News
08/01/2023 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ora News” zbardh dinamikën e vjedhjes së 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.

Shuma e parave është vjedhur së bashku me kasafortën e lëvizshme që zyrtarja e ministrisë Alda Klosi mbante në shtëpinë e saj që ndodhet në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë.

Klosi nuk ndodhej në banesa, pasi ishte në një udhëtim jashtë shtetit. Ndërsa një kopje të çelësit të shtëpisë ja kishte besuar pastrueses së saj personale, Rozeta Rakipllari alias Dobi.

“Ora News” siguron ekskluzivisht foton e Rozeta Rakipllarit, ndërsa hedh drite edhe mbi dëshminë e saj, që ka dhënë në ambientet e komisariatit të Tiranës.

Rozeta Rakipllari, ka pranuar të tregojë se vjedhjen e banesës së Alda Klosit, e ka kryer së bashku me djalin e saj, Havier Dobin, i cili e ka ndihmuar për të lëvizur kasafortën që Klosi mbante në shtëpi.

Rakipllari ka pasur dijeni se brenda në kasafortë kishte një shumë të madhe eurosh, pasi sipas saj, e kishte parë disa herë pronaren e shtëpisë të hapte kasafortën në prezencë të saj.

Në momentin që Klosi e ka njoftuar se do largohej nga banesa për disa ditë dhe i ka lënë një kopje të çelësit të shtëpisë, Rozeta Rakipllari së bashku me djalin e saj Havier Dobi, kanë vënë në zbatim planin për të bërë vjedhjen e kasafortës.

Pastruesja ka hapur derën me çelës dhe së bashku me të birin kanë nxjerr kasafortën. Për ta bërë të besueshme, vjedhjen ata kanë bërë rrëmujë shtëpinë, duke u larguar më pas.

Kasafortën e kanë hapur në shtëpinë e tyre, duke nxjerr dhe shumën financiare dhe fshehur në ambientet e shtëpisë. Por pas hetimeve të kryera, oficerët e komisariatit nr.2 në Tiranë, zbuluan se autorë të dyshuar të vjedhjes së mbi gjysmë milion eurove, janë Rozeta Rakipllari dhe djali i saj, Havier Dobi.

Policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e tyre, ku ditën e parë gjeti shumën prej 120 mijë euro. Kjo shumë financiare është pranuar nga pastruesja se ishte vjedhur në banesën e zyrtares së ministrisë, Alda Klosi.

“Ora News” mëson se Rozeta Rakipllari dhe djali i saj Havier Dobi, është përgjuar brenda në dhomat e shoqërimit të komisariatit, ku nënë e bir, flisnin së bashku se policia kishte gjetur vetëm 120 mijë euro, por jo shumën tjetër të fshehur prej tyre në tubin e aspiratorit.

Kjo bisedë ka shërbyer si indicie e fortë për policinë, se brenda në banesë kishte dhe para të tjera të fshehura. Mesditën e sotme, policia shkoi dhe kontrolloi sërish shtëpinë e pastrueses, duke gjetur shumën prej 404.000 dhe vlerave të tjera monetare.

 

Next Post
Basti i Lulzim Bashës: Më mirë i korruptuar se “spiun” rus

Regjistrimi i fshehtë, pse Rama e Berisha mbeten ende oferta pothuaj të vetme në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In