• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet ferma në Paraguaj ku u gatua ‘fake news’ për Alibeajn nga diplomati veteriner dhe një gazetar lopësh, Peter Tase pika lidhëse me Berishën

by Java News
12/04/2022 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha vijon të kërkojë ‘gazetarë’ nëpër botë për të prodhuar Fake News kundër kundërshtarëve të tij politikë, në momente të vështira politike. Në vitin 2017, bashkë me Ilir Metën, gjetën një gazetë anonime në Itali për të prodhuar Fake News për 1300 kontenierë imagjinar me plehra që kishin hyrë në Shqipëri, me qëllim për krijuar trazira dhe për të rrëzuar qeverinë. Më pas u sajua ‘Babalja’ me gazetarë dhe politikanë shqiptarë, gjithashtu për të rrëzuar qeverinë.

Tashmë Berisha duket se ka humbur besimin tek gazetarët shqiptarë dhe italianë, pasi ka shkuar deri në Paraguai për të prodhuar një Fake News, për llogarit e tij politike.

Gjatë dy ditëve të fundit, në mediat pranë Berishës dhe Ilir Metës, po publikohet dhe ripublikohet i njëjti ‘lajm’, sipas të cilit diplomati paraguaian Blas Oddone dhe gazetari paraguaian Pedro Escobar Medina akuzojnë Enkelejd Alibeaj, se ka marrë para nga ish-presidenti i Bankës Qendrore të Paraguait, Carlos Fernández Valdovinos. Shumëkush ka mbetur i befasuar se çlidhje mund të ketë ish guvernatori i bankës së Paraguait me kryetarin provizor të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili është kthyer në pengesë për Sali Berishën, për të marrë nën kontroll partinë.

Report TV ka zbuluar ‘fermën’ ku është gatuar ky Fake News kundër Enkelejd Alibeajt. Pedro Escobar Medina, i paraqitur si gazetar i famshëm, është një personazh që shkruan kryesisht për lopët. Postimin e fundit në rrjetin social, para postimit për Alibeajn, e ka publikuar 8 qershor 2021, pikërisht për një fermë lopësh.

Pedro Escobar Medina punon për revistën bujqësore ‘Paraguay Magazine’, pothuajse anonime, pasi me vështirësi gjendet edhe në google. Revista u kushton një rëndësi të veçantë çështjeve dhe problematikave të lopëve në Paraguai. Lajmin e fundit për bujqësinë revista e ka publikuar para dy muaj.

Në të njëjtën kohë me ‘gazetarin’, akuza ndaj Alibeajt ka bërë edhe paraguaiani

Blas Oddone, i paraqitur si diplomat rezulton një veteriner i njohur në Paraguaj dhe më gjerë. Ndryshe nga gazetari i bujqësisë, Oddone njihet si ekspert në tregtinë ndërkombëtare dhe prodhimin bujqësor në Paraguaj. Blas Oddone është i interesuar që të bashkëpunojnë me njerëz jashtë vendit në fushën e bujqësisë, ndërsa ka marrë pjesë në shumë seminare, takime dhe aktivitete ndërkombëtare për çështjet bujqësore.

Po çfarë lidhje kanë veterineri Blas Oddone dhe gazetari i lopëve Pedro Escobar Medina me Sali Berishën, zhvillimet në PD dhe Alibeajn?!

Fija lidhëse dyshohet se është Peter Tase, analist i çështjeve ndërkombëtare dhe mbështetës i Sali Berishës, përmes analizave të tij, të pasqyruara në mediat e Familjes Berisha. Peter Tase është bashkëpunëtor i ngushtë i veterinerit nga Paraguai Blas Oddone, siç edhe e ka deklaruar edhe vetë publikisht, në disa artikuj të zbuluar nga Report Tv.

Në nëntor të vitit 2021, Peter Tase shkruante ndër të tjera se “Edi Rama, si një nga dishepujt e George Soros në Ballkan, gjatë dekadës së fundi ka kryer një fushatë përbaltjeje dhe ka pajtuar disa nga lobuesit më të mirë në Uashington për të njollosur e dëmtuar seriozisht imazhin e ish Presidentit dhe Kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha”.

Po pse Fake News është gatuar pikërisht për Enkelejd Alibeajn në këtë moment? Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vijon i vetëm këto ditë rezistencën ndaj revanshit të Sali Berishës për të marrë nën kontroll selinë blu, sidomos pas vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili i dorëzoi vulën dhe partinë, me një vendim të diskutueshëm. Disa ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me Alibeajn, duke e njohur si kryetar në detyrë dhe refuzuar të njohë Grupin e Themelimit të Berishës./Shqiptarja.com/m.j

Next Post
Kapet ushtari i Putinit/ Filmoi veten duke përdhunuar një foshnjë ukrainase

Kapet ushtari i Putinit/ Filmoi veten duke përdhunuar një foshnjë ukrainase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In