• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet drafti/ Zyrë e posaçme në Policinë e Shtetit për pasuritë e dyshimta të politikanëve

by Java News
22/03/2024 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e brendshme dhe Policia e Shtetit kërkojnë hapjen e një drejtorie të posaçme, e cila do të gjurmojë dhe identifikojë të ardhurat, pasuritë dhe çdo përfitim tjetër pasuror që krijohet nga krimi dhe korrupsioni.

Në një projektligj të shpërndarë në fillim të këtij muaji të gjitha palëve, përfshi edhe SPAK; kërkohet të krijohet Zyra e Rikuperimit të Aseteve të krijuara nga veprimtaria kriminale, të cilat mund ti nënshtrohen ngrirjes së përkohshme. Në nenin 19 të projektligjit propozohet që Prokuroria e përgjithshme dhe SPAK duke caktuar pika kontakti, të njoftojnë  ZRA për letër porositë  që dërgohen jashtë vendit dhe që kanë të bëjnë me ngrirjen dhe sekuestrimin e përkohshëm të këtyre aseteve. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe agjencia e pasurive të konfiskuara.

Kjo zyrë planifikohet të krijohet pranë drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe propozohet që të ketë kompetencë edhe jashtë Shqipërisë, duke u bazuar në marrëveshjet dy palëshe me shtetet ku policia shqiptare do gjurmojë pasuritë e të dyshuarve. Duke caktuar kompetencat e drejtorisë ZRA, veç gjurmimit parashikohet të ketë dhe gjetjen e makanizmave efektivë  si dhe shkëmbimin e informacioneve.

Në projektligjin e shpërndarëve prokurorive dhe gjykatave sugjerohet kontrolli i përfitimeve pasurore në të cilat përfshihen jo vetëm depozitat monetare  dhe pronat e paluajtshme, por edhe ceqet dhe urdhër pagesat.

Drejtoria do të ketë të atashuar një komitet këshillimor i përbërë nga agjencia e pasurive të sekuestruara, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, njësia e inteligjencës financiare dhe Banka e Shqipërisë.

Zyra e rikuperimit të Aseteve do të gjurmojë  të ardhurat e dyshimta do të gjurmojë edhe asetet e politikanëve apo apo subjekteve juridike të lidhur me ta deri tek ngritja e aseteve, sipas një autorizimi që i jep akses në regjistrin kombëtar të llogarive bankare. Por  përfshihen edhe partnerët ndërkombëtare që merren me hetimin financiar dhe disa agjenci të njohura e të përmendura në projektligj që ju është shpërndarë aktorëve në datën pesë mars dhe konsultimet mbyllet në 25 mars 2024.

/f.s

Next Post
Siguria në Kosovë, Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë

Shqipëria do të dyfishojë shpenzimet për mbrojtjen në 5 vitet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In