• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet dosja/ Kastriot Ismailaj i pagoi Metës qindra milionë lekë për zgjedhjet e 2011. Kreu i PL i pakënaqur kur…

by S T
22/10/2024 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

CEZ DIA, është një ndër çështjet që po hetohet ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ra në pranga një ditë më parë ndërsa po kthehej nga Kosova.

Nga hetimi i deritanishëm, theksohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e ToP Channel, Anila Hoxha, janë grumbulluar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta (Metaj) ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi (i gjykuar) Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë për përfitimin e kontratës që kompania e të gjykuarit Ismailaj “DIA” të lidhte me shoqërinë CEZ.

Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe Petrit Ahmetit dhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë euro, me të cilën do të sigurohej ulja e çmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH.

Në vijim të dëshmisë Elvis Mataj deklaron para gazetarit se Kastriot Ismailaj i premton Petrit Ahmetit dhe do ti paguante 15 milionë lekë, shumë e cila iu pagua pjesërisht.

Elvis Mataj shprehet se lidhur me mbështetjen për fushatën politike që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Ilir Metës, Kastrioti ka kryer pagesa 116 milionë e 800 kundrejt shoqërisë “BTT SHPK (Agron Ccelës) dhe pagesën 29 milionë e pesëqind shoqërisë “Nereida” shpk (Arian Laçi. Sipas Elvis Matajt, këto pagesa ishin për mbështetje që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Metës.

Sipas Elvis Mataj, duke qenë se Meta nuk kishte marrë aq para sa ka kërkuar prej shtetasit Kastriot Ismailaj për zgjedhjet e vitit 2011, ka ndikuar apo kërkuar më pas që Kastriot Ismailajt t’i shkëputeshin lidhjet dhe mbështetja nga qeveria.

Pas kallëzimit penal të shtetasit Romeo Kara, si edhe duke vlerësuar përfundimet e arritura nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, thekson SPAK, në çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Kastriot Ismailaj, hetimi ishte përqendruar në marrëdhëniet e të pandehurit Kastriot Ismailaj me shtetasin Ilir Meta (Metaj), roli i këtij të fundit në kontratën e lidhur mes DIA dhe “CEZ Shpërndarja”, përfitimet e parregullta të shtetasit Ilir Metaj në këmbim të kësaj kontrate, theksohet në dosjen e GJKKO.

“Provat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit, sipas organit të akuzës kanë provuar se mes shtetasit të gjykuar në një procedim më vete, Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Metaj ka patur marrëdhënie të hershme, si dhe faktin se ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka mundur që përmes pushtetit, influencës dhe ndikimit që ka patur si Ministër i Jashtëm dhe më pas si Ministër i Ekonomisë, të sigurojë nënshkrimin e kontratës mes DIA dhe “Cez Shpërndarje”. Ky konkluzion përforcohet dhe nga fakti se në këtë kohë, shteti shqiptar zotëronte 24% të shoqërisë “Cez Shpërndarja”.

Shteti shqiptar ishte përfaqësuar në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të kësaj shoqërie nga Ministria e Ekonomisë dhe kryesisht nga Këshilltari i Ministrit të Ekonomisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, në këto mbledhje shprehte qëndrimin e institucionit që ai përfaqësonte. Hetimet kane provuar se ka qenë shtetasi Ilir Metaj, ai që i ka sugjeruar CEZ që të zgjidhte si kontraktor për mbledhen e borxheve pikërisht shtetasin Kastriot Ismailaj. Ky fakt rezulton nga dëshmia e shtetasit Josef Hejsek dhënë para

Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë gjithashtu, edhe në regjistrimin e komunikimeve të bëra nga gazetari Artan Hoxha rezulton kjo e dhënë.

Nga të dhënat e hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Ilir Metaj ka favorizuar dhe mbështetur shtetasin Kastriot Ismailaj të krijonte kontaktet me përfaqësuesit e CEZ dhe për më tepër, të krijonte besueshmëri para tyre si njeri i besuar i qeverisë shqiptar, rrjedhimisht duke qenë kështu njeriu i favorizuar për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve e nëpërmjet DIA-s, sikurse rezultoi më pas”, theksohet në dosje.

Next Post
Kush është ish-bashkëpunëtori i ngushtë që ka trembur Ilir Metën?

"Plas bomba" nga Kosova! Media zbulon takimin e Metës me Menduh Thaçin para arrestimit, dyshohet për një 'pazar' me Mickoskin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In