• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet dokumenti / Si e la Berisha Teatrin Kombëtar jashtë listës së trashëgimisë kulturore

by A R
15/05/2020 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi mbrëmjen e djeshme që të miratojë shembjen e godinës së ish-Teatrit Popullor, sot teatri Kombëtar. Përpos një grupi artistësh, Presidenti dhe opozita e drejtuar nga Partia Demokratike kanë kundërshtuar vendimin me akuza të forta kundër qeverisë Rama, madje edhe me padi në Gjykatën Kushtetuese dhe prokurorinë e Tiranës. Kundërshtarë të projektit duke përfshirë Presidentin Ilir Meta, ish-presidentin Sali berisha dhe eksponentë të opozitës u shprehën se teatri është objekt i trashëgiminë sonë kulturore kombëtare.

Në fakt ata që nuk e kanë përfshirë ish-Teatri popullor, sot Teatri Kombëtar në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, ka qenë pikërisht qeveria e drejtuar nga Sali Berisha në vitin 2007. Historia fillon ne viti 2000 ku përmes një VKM-je qeveria socialiste e drejtuar asokohe nga Ilir Meta u shpall qendra historike e Tiranës, që përfshinte sheshin, bulevardin, etj, por vetëm si hapësirë gjeografike pa përcaktuar konkretisht cilat ishin objektet që përfshiheshin në këtë vendim.

Vetëm 7 vite më pas, pra në 2007 kur kryeministri ishte Sali Berisha, ministri i Kulturës së PD-së, Bujar Leskaj (sot në krye të KLSH-së) firmosi një vendim të detajuar që listonte objektet e trashëgimisë kulturore, duke plotësuar kështu vendimin e vitit 2000. Në listë janë 108 objekte që janë caktuar si trashëgimi kulturore. Në atë listë me 108 objekte ndodhet çdo gjë e mundshme, ministritë, piramida, hotel, piramida, godina të ndryshme dhe vila pa fund, që Berisha është kujdesur që të futen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, por teatri kombëtar nuk u përfshi.

Pra Partia Demokratike nuk e përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore. Në 2017, 4 vite pasi kishte ardhur në pushtet, Edi Rama shfuqizoi vendimin e vitit 2000 për shpalljen e qendrës historike të Tiranës, e cila theksojmë se nuk përcaktonte konkretisht objektet që duheshin ruajtur si pjesë e trashëgimisë kulturore, por ndante në përgjithësi zonat në qendra historike.

Ndërsa vendimi i 2007 formalisht është ende në fuqi dhe kryeministri Edi Rama nuk nguroi që ta përshëndeste edhe mbrëmë kur tha se “Në 2007 Berisha e hoqi teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë dhe shumë mirë bëri”. Sali Berisha e braktisi teatrin duke e lënë jashtë listës, ndërsa sot akuzon kush duhet të prishet, por e kaluara e tradhton. Fakti që ish-teatri popullor nuk ishte përfshirë në atë listë rrëzon të paktën pretendimin që Ilir Meta bazon padinë e tij të dytë në Kushtetuese ku thekson se ish-teatri popullor, sot teatri kombëtar është objekt i trashëgimisë kulturore. Në fakt Teatri kombëtare nuk ka asnjë status ligjor që e mbron.

/Shqiptarja.com/a.r

Next Post
Detaje nga vrasja në Skrapar, viktima dhe autori kishin lidhje farefisnie

Plagoset 50-vjecari në Selenicë, dyshohet se iu bë atentat në derën e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

January 22, 2026
“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

January 22, 2026
“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Miratohet me 80 vota PRO shqyrtimi i pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, PD 22 vota kundër: Po shkelet procedura

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In