Një mjek 42-vjeçar në Indi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Santosh Pol është pagëzuar në media si “doktor vdekja”, pasi akuzohet për gjashtë vrasje të kryera nga viti 2003 deri në 2016. Viktima e tij e fundit ishte një grua 47-vjeçare, asistente sociale, të cilën ai e ka vrarë dhe e ka varrosur në kopshtin e shtëpisë së tij.
Mënyra e vrasjes duket se është e njëjta në të 6 rastet. Doktori u injektonte viktimave të tij një lloj qetësuesi muskulor që përdoret në rastet e anestezisë. Policia ka zbuluar se doktori kishte një bashkëpunëtore në vrasjen e fundit. Sipas hetuesve, infermierja Jyoti Mandre, ka pranuar se i ka dhënë qetësuesin doktorit, i cili më pas ka kryer injeksionin vrasës. Hetimet vijojnë ende dhe pritet që të zbardhin edhe arsyet se pse dr. Pol kishte vendosur të shndërrohej në vrasës.
ma.me