Të tjera detaje zbulohen nga krimi në Shkodër, ku mbeti i vrarë me thikë 54-vjeçari Prendush Fushaj.
Burime bejne me dije se autori i dyshuar është shtetasi Fredi Pllumi, rreth 30 vjeç.
Ndërkaq mësohet se shkak për konfliktin mes viktimës dhe autorit është bërë një akuzë për vjedhje.
54-vjeçarit Fushaj i kishin vjedhur ditët e fundit një sasi parash, dhe për këtë ngjarje ai kishte akuzuar Fredi Pllumin, të cilin madje e kishte denoncuar në polici./a.m.