Tre trupa të pajetë janë gjetur paraditen e sotme në Shqipëri.
Kufoma e parë është gjetur në plazhin e Divjakës, pranë Kanalit të Vaut. Trupi i dekompozuar është gjetur nga pushuesit këtë mëngjes të cilët sapo kanë pikasur kufomën kanë njoftuar policinë. Trupi i përket një mashkulli, i cili dyshohet se është një 60-vjeçar nga Kruja.
Brenda ditës së sotme është gjetur edhe trupi i një personi të dekompozuar, i seksit mashkull në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec.
Por pas pak orësh Policia raportoi se edhe në Vlorë në vendin e quajtur “Fushë Pal”, në fshatin Çukë, në afërsi të një stani, është gjetur pa shenja jete, shtetasi H. K., rreth 76 vjeç.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e kufomave e nëse kanë qenë apo jo në listën e personave të shpallur të humbur gjatë kësaj periudhe. Dyshimet e para lidhen me vdekje për shkaqe natyrale.
/javanews/ a.r