• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohen rrënojat e kishës 800-vjeçare pas shembjes së “Panormas” të Mihalit në Porto Palermo

by Java News
23/08/2019 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë shembjes së lokalit “Panorma” pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, janë gjetur pranë themeleve të tij fragmentet e një monumenti me rëndësi historike.

Bëhet fjalë për rrënojat e një kishe, për të cilën arkeologët hedhin hipoteza se daton 800 vjet më parë.

Në vitin 2017, arkeologët të shqetësuar nga fakti se pranë monumentit ishte ngritur një lokal, kanë bërë disa fotografi.

Vihet re se pranë mureve të Kishës, i zoti i lokalit kishte preferuar të vendoste koshin e plehrave, duke injoruar fragmentet e mureve të vjetra.

Nuk dihet nëse janë përdorur gurët e saj për ndërtim, por drejtoria monumenteve në Vlorë, ka shkuar bashkë me përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë për të certifikuar rrënojat e kishës.

Gjatë shembjes nga IKMT-ja të ndërtesës së ngritur nga Mihal Kokëdhima, u gjet edhe një amforë, por nga drejtoria e Institutit të Monumenteve në Tiranë deklaruan se bëhej fjalë për një imitacion. Ndërkohë drejtori i drejtorisë rajonale të monumenteve në Vlorë, Orgest Feimi,  pohon se “një grup pune nga drejtoria kanë shkuar në rrënojat e lokalit të Mihal Kokëdhimës së bashku me përgjegjësit e sektorit të artit dhe të monumenteve, pasi janë njoftuar se kanë parë disa mure të vjetra, ku pretendohet se është një kishë e vjetër, e të tjera shenja”.

Specialistë kanë vajtur dhe e kanë parë një fragment muri. Kanë bërë matje dhe dosja do të paraqitet pranë këshillimit shkencor të restaurimit. Sipas drejtorit të Trashëgimisë Rajonale, Orgest Feimit, “më pas do të arrihet në konkluzionin se kur datojnë saktësisht fragmentet e gjetura të kishës dhe a përbën vlerë historike, dhe pas kësaj, nëse duhet kaluar monumenti në mbrojtje në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Vlorë”.

Sipas vlerësimeve paraprakake të specialistëve, bëhet fjalë për një kishë katërkëndore. Për banorët e zonës, kjo kishë edhe e shembur ka pasur një rëndësi të veçantë, sepse konsiderohej si vend i mirë, i bekuar. Braktisja e saj në shekuj mendohet të ketë ndodhur për shkak të ngritjes përballë saj të kishës së Kalasë së Palermos që ndërtoi ALi Pashë Tepelena. “Por vendi duke qenë një gji, ku zbarkonin peshkatarët është konsideruar si një vend i shenjtë. Aty ku peshkatarët luteshin për mbrojtje ndaj fatkeqësive në det.”, është shprehur Orgest Feimi, duke shtuar se ende nuk është saktësuar datimi, por mendimi paraprak i specialistëve është se daton në shekullin e 12-të ose të 13-të të erës sonë./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Dua Lipa shijon pushimet me të dashurin e saj në Malibu

FOTO/ Dua Lipa shijon pushimet me të dashurin e saj në Malibu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In