Policia e Shtetit në bashkëpunim me punonjësit e kompanisë “ICTS” në kuadër të masave antiterror, gjatë skanimit të mallrave kanë zbuluar në aeroportin e Rinasit 3 pako postare me pjesë armësh luftarake të cilat do kalonin tranzit përmes kompanisë postare.
Mesohet se pakot ishin nisur nga Durrësi për jashtë vendit, ndërsa është hapur vetëm njëra prej tyre nga policia. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Ngjarja po hetohet nga policia, Prokuroria, shërbimet anti-terror, SHISH dhe strukturat homologe.
Destinacioni: Tiranë-Greqi-Londër
Mësohet se armët ishin nisur nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e më pas nëLondër, ndërsa pjesët ishin për kallashnikov.
Policia po merr në pyetje perfaqësues të kompanisë postare për të zbular emrat e personave që po dërgonin pjesë kallashnikovi drejt Anglisë.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash.
Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.
a.ç











