Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”.
Nga hetimet e deritanishme, ndër të tjera, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.
Por ai nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit.
Panorama.al ka mësuar edhe 5 emrat e ndryshëm që Rroshi ka përdorur nëpër Evropë.
Ndërkaq, Rroshi është transferuar në Tiranë, në drejtorinë e policisë.
Panorama/d.i.