• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohen misteret e Muzeut të FA në Bërzhitë/ Celibashi: Busti i Skënderbeut ka vlerë 900 mijë dollarë

by Java News
20/04/2024 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka hapur dyert Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë. Emisioni ‘FactCheck’, solli pamje dhe intervista nga ambientet e brendshme të muzeut, ku janë ekspozuar mjete ushtarake, armë, veshje që janë përdorur nga Forcat e Armatosura për vite me radhë.

Drejtori i Komunikimit dhe Edukimit, z.Karafil Celibashi, bën të ditur se ky muze është një dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare dhe ndahet në pesë pavione të veçanta.

Interesimit të këtij muzeu, në ditë i ofrohen rreth 70 persona.

Ky është holli i Muzeut, në qendër të hollitë është i vendosur Raketa e famshme SAM-2, raketë  e prodhimit sovjetik dhe kinez që shërbeu në FA si mbrojtja më e lartë ose më e largët ajrore.  Rezja e saj është 45 km, me qitje 26 km, 25 ton, që po të lidhesh një tank, kjo e merrte me vete.

Mbronte zonat kryesore të qytetit, kryeqytetin, aeroportet, etj.

Ne kemi pasur 240 cope të tilla me një kosto 2 milion dollarë, një. E kemi mbajtur aktive deri ne 2004.

Te Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë në ditë janë afro 70 vizitorë.

Celibashi, rrëfen me radhë pavionet që nisin nga Epoka Ilire, deri të ajo e Skënderbeut. Muzeu posedon kopjen e dytë origjinale të bustit të Skënderbeut, punim i Odhise Paskalit, e cila a vlerën 900 mijë dollarë.

Muzeu fillon me epokën Ilire dhe të Arbërit që jetuan në Ballkan. Pothuajse i gjithë Ballkani është jetuar nga fiset ilire, nga mosha 17-20 të gjithë të rinjtë shërbenin në ushtrinë ilire.

Këtu jemi në pavijoni i Mesjetës, të armëve të asaj epoke. Nisin nga gjylet e kohës otomane të cilat godisnin kështjellën ose ushtrinë otomane. Gjyle gurë të gdhendura nga osmanet të dhëna nga Muzeu Historik të Krujës.

Siç e dini për Skënderbeun, në nga strategët më të mëdhenj që njeh Evropa. Këtu jemi palestrat që është një hark i vendosur në formë mbajtëse të vendosur në sup, shpata e kalorësisë në formë harku, të mos dëmtojë kalin. Shpata janë origjinale të Epokës së Skënderbeut, topuzi është origjinal i kohës së tij.

Portreti i Skënderbeut është kopja e dytë origjinale e Odhise Paskalit, ka qenë në Akademinë Ushtarake, që në krijimin e saj, në 1948. Vlera me vendim gjykate e këtij busti është 900 mijë dollar.

Drejtori i Komunikimit dhe Edukimit, pranë këtij Muzeu, foli edhe për armët e para të shqiptarëve që gjenden në Muzeun e FA në Bërzhitë.

Këtu jemi të armët e para të shqiptarëve, te fisnikëria shqiptare, krahas kobureve, shpatave, jataganëve, dekorimeve të ndryshme që kishin, po ta vesh re kostumin popullor si të veriut dhe të jugut, zbukurimet me armë zjarri, ata i vendosnin një rëndësi shumë të veçantë, i zbukuronin me armë, me filigran. Armatimi i shqiptarëve në këtë periudhë i ngjashëm me atë të samurajëve në Japoni, armë brezi mbanin vetëm shtresat e larta, fisnikët.

Më pas kemi “Epokën e Pavarësisë” armë më pak moderne, një pjesë me mbushje, fillon epoka e plumbave.

Pushka e parë me fishekë është model “gras” shpikje franceze. Armët i blinin në të gjitha tregjet jashtë.

Pastaj jemi te epoka e Princ Vidit, këtu kemi pushkën më të rrallë me fishek anash “Jorgensen”, të prodhimit suedez,

Epoka e monarkisë, Ahmet Zoti ka përdorur beretë dhe nagant belg, pistoletë të personalizuar./m.j

Next Post
Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In