Zbulohen për herë të parë detajet e ekzekutimeve të përgjakshme të një prej hakmarrjeve më të forta mes shqiptarëve në Greqi. Emra dhe foto të papublikuara më parë, që marrin indicie nga vrasja që zgjoi edhe njëherë sagën e krimeve të përgjakshme të viteteve 2007-2008.
Kur në 30 maj në Sepolia, Athinë, u ekzekutua me armë zjarri një shqiptar 32-vjecar, për të gjithë u duk atentati i zakonshëm i radhës. Por, kur u mësua identiteti i vërtetë i tij, atëherë gjërat ndryshuan dhe shumë ngjarje u lidhën njëra me tjetrën në 15-vjecarit e fundit.
Ari Kosta Papa, i datelindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandes, i njohur me pseudonimin “Ari vogel”, nuk rezulton te kete fotografi as ne rregjistrin e gjendjes civile te Sarandes e Finiqit por as ne sistemin TIMS. Ne Shqiperi ai eshte nje “fantazem” edhe pse nje ish-oficer i policise se Sarandes, i cili kerkon qe identiteti i tij te mbetet i fshehte, shprehet se: “Arin e vogel e njoh vetem si emer, por te dhenat e mia e lidhin ate ndoshta me krime te ndodhura ne Sarande ne vitet 2005-2006 ose me protagoniste banore te Sarandes ne Athine ne vitet e mepasshme”.
Megjithate ne Greqi, Ari Papa eshte nje person me background te pasur kriminal. Ai ishte i skeduar per trafik droge dhe grabitje, por ajo qe e ngarkonte me teper historine e tij ishte tentativa per ta eleminuar fizikisht, edhe jo njehere por tre here, aq sa ai levizte rrugeve te Athines me anti-plumb. Heren e katert, ata qe e deshen te vdekur, ia arriten qellimit. Pak minuta para se ora te shenonte 18.00, 32-vjecari nga Saranda u qellua pas shpine 8 here me pistolete teksa pinte kafe ne bar “Kayak” ne rrugen “Dyrrahu 30” ne Sepolia.
Ari Papa ishte tentuar te vritet edhe ne 26.05.2019. Ai u qellua rreth ores 20.40 me pistolete ne kofshe ne vendin e quajtur “Stacioni Larisit”. U transportua menjehere ne spitalin “Georgios Gennimatas” ku mori ndihmen e pare dhe shpetoi nga rreziku per jeten. Gjate kontrollit policia i gjeti ne trup nje sasi te vogel marijuane.
Ari Papa fillon te mbrohet, duke parandjere se vdekja i afrohej. Ne 25.02.2021 arrestohet nga policia greke ne qender te Athines duke udhetuar mbi nje patine elektronike. Ai mbante veshur nje anti-plumb ndersa ne brez kishte nje pistolete turke te llojit Baikal. Cuditerisht policia e le te lire. Nje dite me pas, bie serish pre e atentatoreve te tij. Aty ku u godit ne 2019, pikerisht ne “Stacionin e Larisit”, aty goditet perseri ne 26.02.2021. Ishte ora 20.00 kur Papa ndodhej midis rrugeve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur pasagjeret e nje taksie qelluan me arme ne drejtim te tij. Papa mori dy plage dhe u transportua me urgjence drejt spitalit ku serish i shpetoi vdekjes.
Atentatoret u larguan duke kercenuar shoferin e taksise, por me pas e braktisen mjetin sebashku me dy pistoleta dhe sende te tjera. Papa tha per policine se ndodhej ne vendin e ngjarjes sebashku me dy shoke te tij te quajtur Orlando dhe Ani, te cilet jo vetem qe u larguan me vrap pas ngjarjes por as e kontaktuan me pas per ta pyetur per shendetin. Megjithate policia perfundoi hetimet per ngjarjen ne 13 mars duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 ne kerkim per trafik droge dhe akuza te tjera, 3 prej te cileve rezultuan se kishin rol aktiv edhe ne atentatin ndaj Papes. Media greke pa u thelluar zbuloi se 3 te dyshuarit per atentatin ndaj Papes ishin shqiptaret “Mili” 38-vjec (nen arrest), “Dorian” 32-vjec (ne kerkim) dhe “Landi” 30-vjec (nen arrest). “Mili”, nje shqiptar i rrezikshem ishte i perfshire dhe nje ngjarjen e 20 dhjetorit 2020 ku policia greke gjeti nje Kallashnikov ne nje makine ne Kipseli.
Megjithate policia greke e lidh veprimtarine e Ari Papes me atentatin e pare te ndodhur ndaj tij, pikerisht ne 20.07.2007, kur ai ishte vetem 18-vjec. Hidhet drite mbi atentatin e pare ndaj Ari Papes dhe historise se pergjakshme te 14 vrasjeve dhe 13 tentativave te vrasjeve te ndodhura nga perplasja e bandave shqiptare ne vitet 2007-2008 ne Greqi. Per nje pjese te ngjarjeve u arrestua shqiptari i rrezikshem Dashamir Kasemi dhe grupi i tij.
Zbulon per here te pare emrat e viktimave dhe fotot e ngjarjeve, si dhe detaje te tjera ekskluzive. Pikerisht Papa ishte pjese e perplasjes se ketyre bandave duke mbetur i plagosur ne atentat nga grupi i te ashtuquajturit “Dashi”, ndaj dhe media greke e quan vrasjen e tij si pjese e ketij zinxhiri.
Ne 20.07.2007 u krye atentati i pare ndaj Ari Papes. Ai u qellua me arme ne kryqezimin e rrugeve “Liosion” dhe “Sozopoleus” ne Athine. Papa mbeti i plagosur se bashku me shtetasin e huaj Georgio Tarnovalinski. Per policine greke, sarandioti Papa eshte i skeduar ne kete ngjarje si Aristidi Pappa.
Per atentatin e pare ndaj Ari Papes si dhe per 10 atentate te tjera dhe 11 vrasje policia greke arrestoi Dashamir Kasemin, Kreshnik Kasemin, Bledar Ahmetajn dhe Roland allias Silvio Caren. Ky i fundit rezulton aktualisht person ne kerkim ne Shqiperi per vrasjen e 42-vjecarit Shkelzen Kastrati ne Fier ne shkurt 2021.
Cfare ndodhi ne vitet 2007-2008 mes bandave shqiptare ne Greqi, ku bente pjese edhe Ari Papa?
Nje grup i madh shqiptaresh, kryesisht te rinj qe me pas do te ktheheshin ne vrases, organizuan nje bande prej 20 personash me qellim trafikimin e droges. Pas prishjes se pazarave mes tyre, grupi u nda ne dy pjese. Ne kete moment ndermjet tyre filloi nje lufte e ashper per kontrollin e trafikut te droges qe perfundoi me vrasjen e te gjithe anetareve te njerit grup pervec nje prej tyre qe u arrestua ne qershor 2007, ndersa nga grupi tjeter mbeten 5 persona, 4 u arrestuan ne 2008 dhe njeri u shpall ne kerkim.
Per here te pare, emra e viktimave te perplasjes se pergjakshme te atyre viteve:
16.03.2007 ne rrugen “Paraskevopoulo” ne Agio Pantaleimona, Athine vritet Erland Nimani, 22-vjec. Ai u vra ne Internet-Cafe “Lan Games”, duke u qelluar me 5 plumba nga dy persona.
01.03.2008 ne rrugen “Axarnon” ne Agio Pantaleimona, Athine vritet Anduel Zoto, 21-vjec. Ai u qellua teksa udhetonte me motorr nderkohe qe ne vendin e ngjarjes u gjeten 9 gezhoja dhe 1 kreher i boshatisur. Zoto ishte shok i ngushte i Erland Nimanit.
27.03.2008 tentohet te vritet ne nje park ne Sepolia, Stilian Ahmeti 21-vjec teksa ndodhej sebashku me Silvio Caren. Ahmeti mbeti i plagosur ne kembe. Ahmeti vite me vone u arrestua bashke me nje rumune 22-vjec per grabitje argjendarin ndersa Silvio Cara qe aktualisht kerkohet ne Shqiperi u arrestua si pjese e bandes se vrasjeve te viteve 2007-2008.
08.06.2008 ne rrugen “Raidhestou” ne Tampouria, Pire vritet Elvis Bogdani 23-vjec. Ne vendngjarje u gjeten 2 pistoleta qe i perkisnin Bogdanit dhe disa fisheke te qitura nga armet e atentatoreve. Autoret e vrasjes u identifikuan nga nena e viktimes, e cila ishte deshmitare okulare sebashku me motren dhe nje shoqe te viktimes. Bogdani ishte rekrutuar nga banda qe ne vitin 1998 kur ishte 12-vjec ndersa pas disa vitesh u shkeput duke krijuar grupin e tij. Nje shkrim i gazetes “To Vima” ne dhjetor 2014, indirekt permend emrin e Klodian Lekocajt si i perfshire ne vrasjen e Bogdanit. Lekocaj njihet si nje nder te ashtuquajturit krere te “Mafies se burgjeve” ne Greqi, te perfshire ne vrasjen e avokatit grek Zafiropoulos dhe disa shqiptareve te tjere ne burgjet greke si Arber Bako e Bandiol Tusha allias Bardhyl Tusha.
05.09.2007 ne nje apartament ne rrugen “Vorio Epiri” ne Kolono, Athine vriten Vasil Lici 25-vjec, Aldo Agalliu 21-vjec dhe Besnik Pajaziti 25-vjec. Ata ishin qelluar me arme ne koke nderkohe qe na banesen e tyre u gjeten vec armatimit edhe uniforma te policise greke si dhe droge.
21.10.2007 ne rrugen “Neof. Metaksa”, Athine dy persona te maskuar qellojne ne brendesi te nje kafeneje duke vrare shtetasit Edmir Cela 33-vjec dhe Eleni Stathoulopoulou ndersa u plagosen pronari i kafenese Shkelqim Velcani si dhe Ledjo Stamarko, Erkan Cuko e Rulan Pasa. Ne vendngjarje policia gjeti sasi te madhe droge nderkohe qe rezultoi se Velcani ishte person ne kerkim.
18.01.2008 jashte nje kafeneje ne rrugen “Ermou” dhe “Keratsini” vritet Kristaq Qirko 44-vjec. Ai mori 21 plumba ne trup teksa po drejtonte motorrin e tij. Qirko, nje person me precedente te shumefishte penale, ishte liruar nga burgu ne 15.05.2001 dhe ne 17.07.2001 i ishte bere atentat nga dy persona duke mbetur i plagosur.
21.03.2008 ne nje zone pyjore ne Maratone te Athines u gjet kufoma e Albert Hoxhes, i cili u gjet i zhveshur dhe me plage ne koke shkaktuar nga arme zjarri. Viktima ishte me precedente te meparshem penale.
20.07.2007 ne kryqezimin e rrugeve “Liosion” dhe “Sozopoleos” tre persona plagosin me arme zjarri shtetasit Georgio Tarnovalinski dhe Aristidi Pappa.
16.08.2007 ne rrugen “Mermiga” ne Agio Pantaleimona kater persona tentuan te vrasin me arme zjarri shtetasin Erald Perri, i biri i Leandrit dhe Mirandes, 22-vjec nga Libofsha e Fierit.
26.04.2008 ne rrugen “El. Venizelos” ne Nea Smirni dy persona qelluan ne drejtim te shtetasve Elton Hamitaj, Tonin Kola dhe Leonard Ndokaj te cilet udhetonin ne nje makine. Si pasoje mbeti i vrare Hamitaj dhe u plagos Kola. Te tre personat ndaj te cileve u qellua ishin me precedente te meparshem penale.
14.05.2008 ne rrugen “Alkiviadou” ne Agio Pantaleimona u qellua drejt nje kafeneje ku mbeten te vrare rumuni Paul-Catalin Botezatu dhe shqiptaret Fluturim Lalaj dhe Afrim Zeneli allias Fotaq Dimeli.
Nje pjese te madhe te ketyre vrasjeve policia greke ja faturoi Dashamir dhe Kreshnik Kasemit, Roland allias Silvio Cares dhe Bledar Ahmetajt, te cilet u arrestuan ne vitin 2008, por qe jo te gjithe ndodhen ende ne qeli.
Ne fakt Dashamir Kasemi aktualisht 46-vjec, ose “Dashi” nga Vlora nuk ishte nje emer i panjohur per policine. Ne vitin 1999 ai u arrestua se bashku me shtetasit Edmond Gani, Ilir Sema, Eduard Hila, Maria Kaza, pasi se bashku me te kerkuarin e atehershem Genti Gjika, u akuzuan per torturimin duke e djegur me hekur e cigare 18-vjecarin atehere Edi Myftari.
Megjithate, pertej lidhjeve me bandat e viteve 2000 ne Greqi, policia greke heton edhe ne dy pista te tjera ne vrasjen e Ari Papes. Njera eshte perpjekja e tij per te krijuar grupin e tij ne trafikun e marijuanes dhe kokaines dhe tjetra lidhet me nje vrasje e grabitje te ndodhura ne Renti ne 2012 dhe ne komunikimet qe Ari Papa kishte ate periudhe me krere te policise greke./balkanweb