Kanë dalë detaje të reja pas tragjedisë së Emiliano Sala.
Një javë nga funerali i futbollistit në vendlindjen e tij në Argjentinë, janë publikuar imazhe te reja të rrënojave të avionit Piper që u rrëzua më 21 janar, ndërsa fluturonte nga Nanta në Kardif.
Fotot janë pjesë e dosjes së Autoritetit Hetimor të Aksidenteve Ajrore që po analizon të gjithë ngjarjen ku janë ngritur shumë pikëpyetjen për aksidentin misterioz.
Pas akuzave të familjarëve se Emiliano Salën mund ta kenë vrarë, zbulohet edhe zyrtarisht se pilotit Dejvid Ibotson, trupi i të cilit ende nuk është gjetur, nuk kishte licencë për të fluturuar me njerëz të tjerë.
Në raport thuhet gjithashtu se në 15 minutat e fundit para rrëzimit të avionit turistik, piloti humbi kuotën e lartësisë për 4 herë, duke sinjalizuar kullën e trafikut për shikueshmëri të dobët. Pak sekonda pas përplasjes me ujin, avioni ra me shpejtësi më shumë se 100 kilometra në orë. Por jo vetëm kaq.
Aeroplani me të cilin po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson u zhduk më 21 janar, ndërsa këtë muaj u gjetën rrënojat e aeroplanit në fund të detit.