Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel.
Bëhet me dije se finalja e madhe do të mund të shihet në stadiumin e futbollit në Bazel, St. Jakob-Park.
Po ashtu, u zbuluan çmimet e biletave, slogani dhe logoja e Eurovisionit si dhe skena ku do të mbahet eventi.
Platforma zvicerane e biletave TicketCorner është partneri zyrtar i biletave për Eurosong 2025. Regjistrimi kërkohet për të blerë bileta për konkursin në Bazel. Ky proces do të parandalojë rishitjen e biletave dhe do të sigurojë që sa më shumë fansa të Eurosong të kenë mundësinë t’i shikojnë shfaqjet drejtpërdrejt.
Regjistrimi paraprak tashmë ka filluar dhe përfundon në mesnatën e 10 janarit 2025. Shitja zyrtare e biletave fillon më 29 janar 2025, një ditë pas shortit të gjysmëfinaleve. Çmimet për shfaqje dhe kategori të ndryshme do të variojnë nga 40 franca zvicerane deri në franga zvicerane.
Gjithashtu mësohet se finalja e madhe do të mbahet në datën 17 maj të vitit 2025