• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen autorët e vrasjes së Elton Çiços, njëri prej tyre djali i Hysni Milloshit (FOTO)

by A R
24/05/2016 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka zbuluar dy autorët e dyshuar për vrasjen e shtetasit Elton Çiço në një lokal të Tiranës, ku njëri prej tyre është dhe djali i Hysni Milloshit, ish kreut të Partisë Komuniste.

Ndaj shtetasve të dyshuar të identifikuar me emrat Jani Alia dhe Renato Milloshi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Policia ka vendosur shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për këdo që jep informacion për gjetjen e tyre.vrasesit

DEKLARATA E POLICISË

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Strukturat Qendrore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe procedurial kanë bërë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes së ndodhur në lokalin “De Niro” në datë 1 Maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiço, person të njohur si me precedentë kriminalë.
Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit:
·  Jani Naim Alia, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.
· Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të 2 me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale.
Për të dy këta dy shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimet nr. 1379 dhe 1380 dt. 24 maj 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjatë hetimeve intensive për zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë janë mbledhur një sërë provash të vlefshme të cilat kanë ndihmuar në zbulimin e dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje të rëndë. Ndërkohë vazhdon puna për dokumentimin me prova ligjore të të gjithë mekanizmit kriminal të ngjarjes si dhe personave të tjerë që mund të rezultojnë të përfshirë.
Për këtë ngjarje, aktualisht janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit i kërkon ndihmë publikut në dhënien e informacioneve për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë.
Ndihma e qytetarëve është themelore për arrestimin dhe vënien para drejtësisë ‎të autorëve të dyshuar për këtë vrasje. Qytetaraët që kanë informacion, mund të telefonojë në numrin  069 41 10 299, duke siguruar anonimat të plotë.‎ Çdo informacion i vlefshëm do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja. Gjithashtu Policia e Tiranës siguron qytetarët se do të punojë maksimalisht për parandalimin dhe dokumentimin e të gjitha veprave penale me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt për ta.
VRASJA E ELTON ÇIÇOS

Next Post

Vajza i qëndron dëshmisë paraprake, "doja ta diskretitoja Shukriun"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In