Një grup shkencëtarësh evropianë njoftuan sot se kanë zbuluar disa antitrupa të aftë të neutralizojnë virusin Zika, një zbulim që i hap rrugën krijimit të një vaksine kundër këtij virusi që shkakton dëmtime cerebrale tek fetusi.
“Në studimet e zhvilluara në laboratorë, antitrupat mundësuan neutralizimin e Zikas dhe njëkohësisht të virusit etheve tropikale”, treguan shkencëtarët për revistën shkencore “Nature”.
“Ky zbulim mund të harpë rrugën për krijimin e një vaksine universale që mbron njëkohësisht kundër të dyja sëmundjeve”, theksuan shkencëtarët. (java / r.a)