Nje sasi tritoli është sekuestruar sot në Vlorë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë vënë në pranga një 25-vjeçar.
Tritoli në fjalë ka qenë i mbështjellë në 5 pako, ndërsa shtetasi Arbër Saraseli ka rënë në pranga pas aksionit të quajtur “Laguna” të zhvilluar në Nartë.
Policia ka nisur hetimin e menjëhershëm për të zbuluar origjinën e lëndës plasëse. Për momentin dyshohet se Saraseli do ta përdorte tritolin e montuar me kapsollë dhe fitil për peshkim.









