Policia e Shkodrës ka arritur të sekuestrojë 13.2 kilogramë tritol.
Si pasojë e një aksioni, në pranga janë vënë Zija Rupa dhe Ylber Rupa, në banesën e të cilëve është zbuluar tritoli në fjalë.
Lënda plasëse ishte e ndarë në 34 kallëpe, ndërsa ajo është gjetur në garazhdin e banesës së dy të ndaluarve.
Policia po punon për të zbuluar origjinën e tritolit dhe qëllimin e Zija dhe Ylber Rupës.