Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor këtë të diel. 29-vjeçari, identiteti i të cili nuk është bërë publik nga mediat fqinje, u gjet i pajetë pak pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, në komunën e San Giuliano Terme, në provincën e Piza-s.
Shqiptari po lëvizte me motor kur u përplas me një rrethrrotullim në rrugën Moruzzi. Përplasja ishte e fortë dhe 29-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa mediat italiane shkruajnë se autoritetet kanë nisur hetimet.
/a.r