Shkencëtarët kanë zbuluar ‘thembrën e Akilit’ të kancerit.
Zbulimi mund t’i hapë rrugën trajtimeve për rastet e pashpresa, në të cilat sëmundja është përhapur në tërë trupin, transmeton Gazeta Express.
Shkencëtarët kanë zbuluar se të gjitha qelizat e kancerit bartin nga një ‘flamur’, i cili mund të vërehet brenda sistemit imunitar, pavarësisht ndryshimeve të tyre.
Trajtimet aktuale janë shpesh të pasuksesshme, për shkak se kanceri zhvillohet me shpejtësi dhe pëson ndryshime, duke bërë që t’i shmanget ilaçeve.
Por, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se edhe kur ndryshon, kanceri bart molekula të dallueshme që nuk ndryshojnë kurrë, transmeton Gazeta Express.
Këto molekula janë antigjenë – toksina që mund të vërehen nga sistemi imunitar. Qelizat imune të cilat luftojnë me këta antigjenë tashmë ekzistojnë në trup, por në masë shumë të vogël për të qenë efektive.
Prandaj, nëpërmjet ‘kapjes’ së këtyre qelizave imune dhe shumimit të tyre në laborator, do të bëhet e mundur zhdukja e kancerit, edhe nëse ai është përhapur në tërë trupin, kanë thënë shkencëtarët.