• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Zbulimi i sekreteve/ Këto janë të vërtetat e parrëfyera të NASA-s

by Java News
21/07/2019 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga të gjithë organizatat e botës, NASA padyshim është një prej më intrigueseve. Por ashtu si shumica e gjërave në botë, NASA ka disa sekrete të errëta që është më mirë të dihen. Nëse këto e bëjnë NASA-n më interesante apo më të frikshme, këtë vendoseni vetë.

 

Ata e dinin që “Challenger” do të shpërthente

Shpërthimi i Challenger në vitin 1986 tronditi botën. Ishim vetëkënaqur aq shumë me idenë e udhëtimit hapësinor, saqë të shihnim një anije kozmike që shpërthente në telecizion ishte gjë që as nuk e imagjinonim. Tragjedia ishte shumë e rëndë. Por më i keq është fakti që NASA e dinte se do të ndodhte.

 

Raketat janë tuba të mëdhenj me lëndë djegëse shpërthyese. Gjatë lëshimit ato janë nën një shtypje të jashtëzakonshme, kështu që inxhinierët duhet t’i bëjnë të përsosura. Asnjë komponent nuk duhet të jetë më pak se i përsosur, deri edhe tek vidat. Një pjesë e rëndësishme ishin unazat që mbanin të bashkuara nyjat. Këto unaza ishin prej gome, që ndonëse e fortë, është e prkshme nga ndryshimi i temperaturave.

 

Para lëshimit në vitin 1986, kontraktorët që projektuan unazat kuptuan që ato ishin problematike. Inxhinieri Roger Boisjoly e dinte që nuk do të mbanin. Ai i telefonoi NASA-s për të thënë se anija kozmike do të shpërthente dhe se duhej ta vononin lëshimin. NASA refuzoi. I gjori Boisjoly, shkoi në shtëpi duke ditur se astronautët do të vdisnin. Ditën tjetër, kështu ndodhi.

 

Për shumë vite më pas, Boisjoly fajësonte veten për shpërthimin, duke iu rikthyer ngjarjeve dhe ndëshkuar veten. Për gjithë të tjerët e dinin të vërtetën. Faji nuk ishte i Boisjolyt.

 

Një qese urine pothuaj hodhi në erë një anije kozmike

Filmat fantastiko shkencorë nuk shpenzojnë shumë kohë për të treguar se si urinojnë astronautët, por është një telash më vete. Pa gravitetin që t’i ndihmojë, urina mund të shkojë ngado. Teksa NASA nisi të dërgojë astronautë për misione më të gjata, u duhej që të gjenin edhe një zgjidhje për këtë. DHe prej kësaj p othuaj humbën një anije kozmike.

 

Gordon Cooper fluturoi të fundit mision Mercury në 15 maj 1963. NASA i dha një koleksion të ri pajisjesh për të urinuar gjatë misionit 34-orësh. Më pas, sistemet e anijes kozmike nisën të shfaqin të gjithë defekte. Cooper nuk arriti të kuptonte atë që po ndodhte për orë të tëra, para se të vinte re se qesja e urinës kishte rrjedhur. Vetë urina e tij e kish tradhëtuar duke shkaktuar qark në gjithë pajisjet e anijes. Atij iu desh të bëjë një rikthim manual në Tokë. Zbritja e kapsulës pa kontroll nga toka ishte tejet e rrezikshme, dhe shumë pak pilotë mund ta bënin. Fatmirësisht ia doli, kështu NASA-s nuk do i duhej të shpjegonte se si pothuaj humbi një anije kozmike për shkak të urinës.

 

Ata u bënë bashkë me Forcat Ajrore për të bombarduar Hënën, vetëm që t’u tregonin rusëve se mundeshin

Lufta e Ftohtë ishte një ndeshje në shkallë globale. Të dy palët arrinin në disa ide tejet të cmendura, dhe asnjëra nuk ishte më shumë e tillë se sa Projekti A119, një mision i ëndërruar nga Forcat Ajrore të SHBA dhe NASA për të bombarduar Hënën me bombën atomike. Asgjë nuk fitohej prej kësaj. Thjesht donin t’u tregonin sovjetikëve se mund ta bënin.

 

Vetëm kaq. Sigurisht planifikuesit nxorrën disa “arsye shkencore” për këtë mision, duke pretenduar se ishte e rëndësishme të mësonin se cfarë do të ndodhte nëse një bombë atomike hidhte në erë Hënën dhe cilat do të ishin pasojat në Tokë. Në fakt kjo e bën misionin edhe më keq. A nuk ka mënyra të tjera më të mira për të testuar nëse një bombë atomike e shpërthyer në Hënë do të ndikonte në Tokë?

 

Kokat e ftohta dolën më të forta dhe misioni u fut në sirtarë.NASA-s do i duhej të intimidonte rusët në një tjetër mënyrë. E frikshme është që Projekti A119 është vetëm njëri prej shumë projekteve të Luftës së Ftohtë. Shumica ende nuk janë deklasifikuar. /bota.al/

Next Post
Gjirokastër/ Deklarata e Artan Lames: Po finalizojmë regjistrimin e tokave bujqësore

Gjirokastër/ Deklarata e Artan Lames: Po finalizojmë regjistrimin e tokave bujqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In