Nasa ka publikuar zbulimin e 219 planetëve të tjerë të mundshëm, jashtë sistemit tonë diellor, ku 10 prej të cilëve janë në madhësinë e tokës dhe ndodhen në një fashë të banueshme.
Planetët janë në largësinë e duhur nga ylli i tyre për të pasur ujë në gjendje të lëngshme në sipërfaqe.
Më herët NASA njoftoi mbi të dhënat e reja të mbledhur nga teleskopi japsinor, Kepler, mbi numrin e “botëve të mundshme aliene”, dhe ky vjen si vërtetim, ku madje 30 prej këtyre planetëve janë në madhësinë e tokës./a.m.