• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulimi i gazetarit italian: Bosnja e furnizon ISIS-in me armë për sulme në Evropë

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luigi Palaca, gazetar i njohur i emisionit italian Le Iene (Hienat), ka realizuar një reportazh për shitjen ilegale të armëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është transmetuar në programin “Italia 1”.

Reportazhi i titulluar “Ku i blenë ISIS armët për sulmet në Evropë”, ka shkaktuar reagime dhe debate të ashpra në rrjetet sociale italiane, dhe tek një numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë shprehur dyshime në favor të kontekstit negativ që e shfaq Bosnjën, ku gazetari italian kishte udhëtuar pothuajse nëçdo qytet të këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Në fillim të reportazhit që zgjat vetëm 19 minuta, Palaca udhëton për në Sarajevë për të dokumentuar se sa lehtë terroristët e ISIS-it mund të blejnë armë dhe t’i transferojnë ato në Evropë.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta, shfaqet momenti kur takohet me “kontaktin” e tij në Bosnje dhe Hercegovinë,i cili i aranzhon një takim me shitësit e armëve në pjesë të ndryshme të vendit.

“Kontakti ” i tij nga Bosnja e ka pritur në shtëpinë e vet, ku i ka shpjeguar për të kaluarën e tij kriminale në Itali dhe jetën që tani e bën në Sarajevë, si dhe mënyrën e kontrabandimit të 500 pushkëve automatike AK-47 në Holandë.

“Kontakti” i gazetarit italian mburrej se si pushkët e tij automatike arrijnë çmimin prej dy kilogramëve kokainë për copë.

Në video mund të shihet se si ai blen një pushkë të vjetër ushtarake nga disa persona të panjohur nga pjesa veriore e qytetit të Mostarit, ku edhe e teston në afërsi të fshatit Nertva.

Ai këtë pushkë e kishte paguar 75, ndërsa ka mbuluar fytyrat e personave nga të cilët e kishte blerë.

Por përveç pushkës, Palaca provoi edhe pushkën automatike AK-47, një granatë dore, një revole… ku disa prej të cilave edhe i ka blerë.

Në fund të reportazhit, “kontakti” i shpjegon se si kontrabandojnë armët me vetura dhe llojet e parfumeve që i përdorin në pikat kufitare, me qëllim që të hutimit të qenve që nuhasin barotin. (b.an)

Next Post
Ju pëlqen përjetësia? Shkencëtarët japin një përgjigje

Ju pëlqen përjetësia? Shkencëtarët japin një përgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In