• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zbresim në bazë”, Këlliçi përjashton bojkotin e Kuvendit, zbulon detaje nga aksioni opozitar

by A R
31/10/2025 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike,  Belind Këlliçi ka zbuluar në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN detaje nga aksioni opozitar dhe rruga që PD do të ndjekë pasi socialistët i refuzuan ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe “11 Majin”.

Këlliçi tha se ashtu siç ishte paralajmëruar, pas publikimit të raportit të plotë të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, PD do të nisë analizën e saj, duke zbritur menjëherë në bazë.

“Që të jem fare i qartë. E para është marrë vendimi për të nisur ashtu siç kishim premtuar shpeshherë.  Është marrë vendimi për të nisur menjëherë zbritjen në terren dhe një komunikim dhe dialog të gjerë të deputetëve me qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe me anëtarësinë tonë dhe me bazën tonë të Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha paralelisht nisjen e procesit të analizës sepse tashmë raporti i OSBE/ODIHR-it doli. Ne kemi thënë që presim raportin final për të nisur procesin e analizës. Ky raport tashmë është publik. Faktoi të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike për një farsë elektorale të ndodhur në datë 11 maj dhe tashmë nuk ka më kohë për të humbur dhe ne do duhet të zbresim fillimisht të sqarojmë të gjithë bazën e partisë tonë për raportin, më pas të kemi një dialog me qytetarët”, tha Këlliçi.

Më tej ligjvënësi opozitar bëri me dije se të hënën në orën 13:00 do të mblidhet Kryesia e PD për të vendosur qasjen në raport me Kuvendin.

“Pa diskutim do të intensifikojmë aksionin tonë brenda dhe jashtë parlamentit për shkak se dhe aty në parlament edhe kur tentuam brenda kësaj jave në dy seanca të kemi një qasje normale, të kemi një qasje proaktive. Edhe pse kushtetuta nuk na kërkon dhe ligji nuk na kërkon që ne të bënim riformulim të kërkesave tona për komisionet hetimore edhe për t’ia rrëzuar këtë alibi të datës 17 në mbledhjen e datës 17 tetor të konferencës së kryetarëve të kërkuar nga PS-ja. Sërish ne ju përgjigjëm pozitivisht, riformuluam kërkesat tona, i depozituam dhe njëherë kërkesat për komisionin hetimore. Është një atribut që na jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk ka çështje interpretimi këtu. A kemi ne mundësinë ta ngrejmë një komision hetimor apo nuk kemi mundësinë?  Çfarë do bëjmë do të jetë pjesë e një vendimmarrje të ditës së hënë. Pra ditën e hënë e kemi thirrur në orën 13:00 dhe po ja ju jap ta keni dhe lajm. Do të jetë mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike që do të vendosë aksionin politik. Se duhet të kuptoni mbledhja e grupit parlamentar vendos vetëm qasjen, le të themi në seancën parlamentare, rendin e ditës edhe aksionin politik vetëm brenda parlamentit. Aksioni politik i gjithë partisë përcaktohet nga forumet e larta të saj, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Ditën e hënë në orën 13:00 kemi Kryesinë dhe do të vendoset e do diskutohet edhe vendimmarrja në raport me qasjen që ne do të kemi me Kuvendin, por jo vetëm edhe me çështjen e zgjedhjeve, sepse na janë mohuar zgjedhjet”, deklaroi Këlliçi.

I pyetur nëse me situatën e krijuar mund të ketë diskutime brenda PD për skenarët e një kushtëzimi të Parlamentit, Këlliçi tha se bojkoti nuk është një opsion dhe PD e ka treguar këtë duke pranuar mandatet. Sipas tij mandatet e fituara më 11 Maj do të shfrytëzohen për të ngritur në Parlament çdo problematikë të qytetarëve shqiptarë.

“Mundet të kemi një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Shiko nëse do të kishim patur një qasje pro bojkotit, nuk do të kishim hyrë fare në Parlament. Pra në këtë fazë të re, nuk do të kishim hyrë në datën 12 po të ishte çështja për bojkot, por për sa kohë kemi marrë ato mandate për të ngritur zërin për interes qytetarëve, për problemet e qytetarëve, për t’i dalë zot atyre të paktën 500.000 qytetarëve që na kanë votuar, patjetër do shfrytëzojmë çdo hapësirë. Por që të qëndrojmë në parlament si dekor kjo nuk ndodh. Pra, e tentuam në dy seanca normale, e tentuam që të kishim seanca krejt të zakonshme dhe në favor të interesit të qytetarëve. Pra, që qytetarët mundohen të dëgjojnë problematika që kanë për pensionet, për pagat, për spitalet, për ilaçet, për çështjet që i prekin ata dhe kjo nuk u mundësua nga mazhoranca. Përkundrazi, ata u futën në pikën që tashmë na heqin dhe të drejtat që na jep Kushtetuta si deputet. Kështu që për sa kohë do të kemi një qasje të tillë nga mazhoranca edhe qasja jonë do të jetë krejt ndryshe si opozitë, si Parti Demokratike. Vendimmarrja finale është të hënën në orën 13 dhe zbritja në bazë kur unë personalisht për tre orë do të kem takim në Njësinë 9 në Tiranë ku nga mund të quhet tur i takimeve”, u shpreh Këlliçi.

Next Post
“Është kërcënim për Ballkanin”, Rusia: NATO po hap në Shqipëri një qendër për sulme hibride

Rënia e lindshmërisë, sfida e madhe e Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare

December 21, 2025
Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

December 21, 2025
Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

December 21, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In