Një person mbeti i plagosur me armë zjarri një natë më parë në Vlorë, i identifikuar si 39-vjeçari Ergys Likaj.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se sot është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes.
Noa.al ka mësuar se ai është 18-vjeçari Ersiljo Mataj, banues në Vlorë.
Ky i fundit do të përballet me akuzën “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Sa i përket ngjarjes, mësohet se kemi të bëjmë me një mesazh që i është dërguar të plagosurit përmes 18-vjeçarit, nga persona që ende nuk dihen.
I plagosuri u lëndua në të dyja këmbët dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
/a.r