• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

’Zbërthehet’ pas 20 vitesh zonja që ‘bashkëpunoi’ me trafikantët: Mbajta të miturën kundrejt parave, nënën ia trafikuan fierakët

by Java News
14/06/2022 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 vite nga zhdukja e Klementina Çekiçit nga Pogradeci vjen për herë të parë dëshmia tronditëse. 40-vjeçarja u zhduk bashkë me të bijën 2-vjeçare shkurtin e vitit 2002, duke lënë pas dhe një tjetër vajzë të mitur. Një vit pas kësaj ngjarje, kur shpresat për nënë e bijë ishin shuar, policia gjen vogëlushen në një banesë të qytetit të Fierit, ku jetonte një zonjë me emrin Antoneta.

Kjo e fundit, në intervistën ekskluzive dhënë për emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV tregon me detaje, sesi dy persona i lanë në përkujdesje vajzën, kundrejt 10 mijë lekëve në muaj, duke ia dorëzuar në një rrugicë të qytetit të Fierit. Ajo thotë se u kujdes për të miturën, por nuk mësoi dot se ku kishte përfunduar e ëma.

Antoneta: Ka qenë muaji shkurt, në një rrugicë të Fierit e mora. E mora në shtëpi vajzën.
Gazetarja:  Ti i njihje më përpara këta persona?
Antoneta: Jo, unë hekurosja tek shtëpia Viron Tavanxhiu se ishte një periudhë që u privatizuan ndërmarrjet dhe na hoqën nga puna . Nuk e dija fare unë çfarë bënte ai.
Gazetarja:  Çfarë moshe ishte vajza?
Antoneta: 2 vjeçe. E kam mbajtur unë pa e ditur se si ishte muhabeti. Kaluan 5 muaj s’po merrja asnjë lajm.
Gazetarja:  Po gjatë këtyre 5 muajve këto djemtë që ta dorëzuan u shfaqën ndonjëherë?
Antoneta: Një herë ky çuni që ma dha, kurse ky tjetri që e kishte marrë jo. Erdhi policia më mori mua. Denoncimin e bëra unë. Pastaj vajtën tek këta cunat i arrestuan të dy. M’u mor fëmija ndenja dy ditë, ditën e tretë më mbajti policia pastaj vajtën i gjetën shtëpinë, ku e kishin këta në Pretush të Pogradecit. Erdhën e morën fëmijën.
Gazetarja:  A u dënua për pjesën që kishte marrë vajzën?
Antoneta: Që e mbuloi krimin që ishte bashkëpunëtor. Ai tjetri u dënua me 8 vjet me thënë të drejtën se unë isha pjesë edhe e gjyqit. Unë shkova edhe në gjyq. Biles gjyshi i Megit nga ana e babait mua më ka përqafuar atë ditën e gjyqit dhe tha: ‘Të falenderojmë që na e kishe mbajtur aq mirë atë vajzë sepse sot do të kërkonim dy veta.’ Unë erdha në Tiranë pastaj kishin kërcënuar familjen time, mamanë time sepse kishte dalë nga burgu ky çuni. Për dy vite rresht kemi pasur shumë probleme
Gazetarja: Ata nuk ta përmëndën fare nënën e vajzës, se ku ndodhej?
Antoneta: Jo jo fare, unë se kisha marrë fare fëmijën nëse do ta dija të vërtetën.

’Pa Gjurmë’ në rrugë jozyrtare mundi të zbulojë detaje tronditëse mbi rrëmbimin e bujshëm të 2002, nga dëshmia që dhanë tre trafikantët Ardian Stroni, Dritan Hoxha dhe Viron Tavanxhiu.

Pas arrestimit të tyre, ata janë shprehur se Klementina Çekiçin e kanë rrëmbyer me vajzën në krahë. Atë ditë sipas familjarëve, ajo kishte shkuar në Korçë, që të vizitonte burrin e saj në burg, të ndaluar për vjedhje. Por, pak para se t’i afrohej burgut, sipas dëshmisë së tre të arrestuarve, ata e kanë futur me forcë në një makinë. Pasi e kanë çuar në Fier, e kanë ndarë nga fëmija dhe më pas e kanë trafikuar në Itali…

Ndërsa u njoh me këtë dëshmi tronditëse për të motrën, Marsela Muçaj e shokuar kërkon të zbulohet sa më parë e vërteta për fatin e Klementinës.

‘Pa Gjurme’ po vazhdon punën investigative për rastin e 40-vjeçares Klementina Çekiçi. Kush ka më shumë informacion është i lutur të kontaktoi në numrat 069 99 55 698 dhe 0444 17 778 duke iu ruajtuar anonimati i plotë./m.j

 

Next Post
Reforma Territoriale, pa Berishën/ Balla: Nuk do të implementohet në zgjedhjet e 2023, duam rajone. Alibeaj pa propozim

Reforma Territoriale, pa Berishën/ Balla: Nuk do të implementohet në zgjedhjet e 2023, duam rajone. Alibeaj pa propozim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In