• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbërthehet Eduart Lamaj/ “Truri” i grupit të Kurbinit është Ilir Xhepaj, i dënuar për plagosje dhe grabitje. Jetonte në mes të Tiranës

by Java News
24/06/2020 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduart Lamaj, autori i arrestuar si ekzekutor i biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji mbrëmjen e 30 majit 2020 në Laç-Mamurras, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al se Lamaj, ka treguar vendin ku ishte fshehur makina tip Golf 5 me xhama të zinj, e përdorur nga autorët mbrëmjen e atentatit, e gjithashtu ka rrëfyer edhe identitetin e 3 bashkëautorëve në këtë ngjarje, Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola. Rolet e tyre në këtë atentat kanë qenë të ndara, ndërkohë që me rrëfimin e Lamajt, gjendja shëndetësore e të cilit është ende e rënduar pritet të zbardhen edhe porositësit dhe motivet e atentatit.

Eduart Lamaj u arrestua dje në mëngjes, 3 javë pas ngjarjes në hotel A&A.  30-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit, është i skeduar për një sërë ngjarjesh dhe ka ndërruar dy herë emrin, nga Andri Lamaj në Leandro Simoni, e përfundimisht në Eduart Lamaj.

Objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë. Pas atentatit, Lamaj, u fsheh tek shtëpia e motrës për 25 ditë dhe ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS.

Kush është ” koka” e grupit të Kurbinit Ilir Xhepaj

Ilir Xhepaj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Më 15 maj 2020, ai plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre. Policia njoftoi se e kishte shpallur në kërkim, por tanimë mësohet se i shpalluri në kërkim është një nga të rinjtë problematikë të këtij qytetit.

I dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë, Xhepaj, konsiderohet si një emër i rrezikshëm në këtë zonë. Ai është liruar prej 3 muajsh nga burgu, dhe që nga ajo kohë ka jetuar në kryeqytet.

Nga informacionet e mbledhura në rrugë operative por edhe nga dëshmia e autorit kryesor të ngjarjes, 30-vjeçarit Eduart Lamaj, që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit, Ilir Lika, ose Xhepaj, është truri i këtij grupi, të ri, por tejet të rrezikshëm në këtë zonë.

Vetë Lamajt, iu përputh ADN-ja që iu mor nga dyshemeja e hotelit ku u rrëzua pas plagosjes, me gjurmët e gjetura tek Golf 5 e sekuestruar tanimë nga policia, duke e konfirmuar se ishte ai atentatori. Me bashkëpunimin me drejtësinë, ai ka treguar se komandoja i grupit ishte Ilir Lika dhe se atentati ishte skenuar prej tij. Me rrëfimin e mëtejshëm, pritet që Lamaj të zbërthejë grupin kriminal, si dhe të zbulojë porositësit dhe motivet pse u krye atentati.

g.kosovari

Next Post
Mblidhet tryeza për Reformën Zgjedhore, zbardhet propozimi i PD për financimin e partive

Edhe 6 ditë afat/ Këshilli Politik mblidhet sot për të diskutuar propozimin e tretë të PD-LSI për KQZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In