Thellohet bilanci i viktimave në Itali në radhët e pacientëve të prekur me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 78 pacientë të shtruar në spitalet e vendit.
Me këto të dhëna, ka shkuar në 32 mijë e 955 numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë.
Sa i përket avancimit të virusit, bëhet e ditur se numrit të të prekurve i janë shtuar edhe 397 raste të reja.
Sakaq, të infektuarit janë 230 mijë e 555, ndërsa aktivë 52 mijë e 942.
Lajm i mirë në radhët e të shëruarve, ku deri tani e kanë fituar betejën me koronavirusin 144 mijë e 658 të infektuar.
/a.r